Jam i përgatitur, do të jap gjithçka nga vetja, paralajmëroi Bardhi para ndeshjeve në EURO 2020

Futbollisti i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, pasi tejkaloi problemet me Kovid-19, është shprehur i gatshëm për sfidat që e presin në Kampionatin Evropian EURO 2020, kampionat që do të fillojë javën e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

“Para së gjithash do të falënderoj shumë përzgjedhësin, bashkëlojtarët e mi dhe federatën për mbështetjen që kasha derisa isha në izolim. Ishte vështir, por kaloi në mënyrën më të mirë. Nuk ndjej asnjë problem, gjithçka është në mënyrën më të mirë. Jam i përgatitur në mënyrë fizike dhe psikike për Kampionatin Evropian”, deklaroi Bardhi, duke paralajmëruar që do të jap gjithçka nga vetja në këto ndeshje.

Ai theksoi që me padurim është duke pritur fillimin e kampionatit, duke sqaruar që të gjithë jemi të përqendruar në ndeshjen e parë kundër Austrisë.

“Nuk ndjehemi si autsajdera, atë e kemi treguar në ndeshjet e mëparshme. Në këtë Kampionat Evropian do të konfirmojmë se sa vlejmë vërtetë si një ekip”, deklaroi Bardhi, duke e vlerësuar si një nder të madh pjesëmarrjen në këtë gjeneratë që ka shkruar sukses.

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut më 8 qershor janë sistemuar në Rumuni, ku do të luajnë më 13 qershor kundër ekipit të Austrisë duke filluar prej orës 18:00, për të vazhduar edhe me dy ndeshje tjera në kuadër të Grupit C në EURO 2020.

Maqedonia për herë të parë do të marrë pjesë në një garë si Kampionati Evropian EURO 2020, ku do të llogaritë në 26 futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Igor Angellovski.

Më 11 maj në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi i parë i Trupit koordinues për mbështetjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ne kampionatin evropian, ku u diskutua edhe për udhëtimin e tifozëve. Në seancë e 68-të, Qeveria vendosi për formimin e Trupit koordinues për mbështetjen e reprezentacionit të futbollit në Kampionatin Evropian të futbollit. Qëllimi i këtij Trupi është të ndihmojë organizimin, komunikimin dhe promovimin e reprezentacionit të vendit gjatë kampionatit evropian.

Në fund të muajit prill, UEFA paralajmëroi që ndeshjet e kampionatit evropian EURO 2020 do të zhvillohen në prani të publikut, por me numër të kufizuar. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020.

Më 12 nëntor të vitit 2020, Maqedonia e Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ne seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga 10 mijë euro, për shkak kualifikimit në EURO 2020.

Kualifikimi ka nxitur Këshillin Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që të shpërblejë personelin teknik dhe futbollistët me gjithsej 4 milionë e 200 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button