Tetovë, sot fillon edicioni i nëntë i festivalit të filmit “WatchOut”

Festivali i Filmit “WatchOut” do të fillojë sot në Tetovë, ky është edicioni i nëntë me radhë i këtij festivali ndërkaq pritet që për katër ditë të realizohen aktivitete të ndryshme në amfiteatrin e vendosur në oborrin e Shtëpisë Memoriale të Partisë Komuniste në qytetin e Tetovës. Filmi i parë sot do të shfaqet në ora 20:00 ndërkaq festivali organizohen nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA”, shkruan Portalb.mk.

Festivali zyrtarisht ka filluar sot në ora 16:00 me një shfaqje teatrale të titulluar “Emigranti”, ndërkaq rikujtojmë se festivali tashmë tradicional viitn e kaluar nuk arriti të organizohet për shkak të rrethanave me pandeminë e Kovid-19.

“Festivali organizohet pas një pauze një vjeçare për shkak të pandemisë, vitin e kaluar e ndërruam me një ngjarje tjetër. Këtë vit do të organizohet duke falënderuar fonacionet ndërkombëtare dhe organizatat, megjithatë, përkrahjen më të madhe të cilën e kemi për realizimin e këtij festivali janë vullnetarët lokal dhe të jashtëm, të cilët ndihmojnë në procesin e organizimit dhe mbajtjes së festivalit” tha Bujar Luma, nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA”.

Një nga vullnetaret e festivalit “WatchOut” sot potencoi se të gjithë fituesit e kategorive të ndryshme për këtë vit, janë nga Spanja ndërkaq kanë aplikuar gjithsej 185 filma nga 33 shtete, prej të cilave janë zgjedhur 25.

“Për pjesëmarrje në festival u paraqiten 185 filma nga 33 shtete. Nga ata janë zgjedhur 25 të cilat më pas u vlerësuan nga juria prej tre personave e cila edhe i ka zgjedhur fituesit në disa kateogri. “Parajsa” nga Mateo Kabeza në kategorinë e filmave dokumentar, “Përbindëshi i padukshëm” nga Havier Feser dhe Guliermo Fezer, në kategorinë e filmave të shkurtër filmi i Koke Riobo, të gjithë fituesit janë nga Spanja” tha Luiz Shifot, vullnetare e festivalit.

Ndryshe, hyrja në këtë festival do të jetë pa pagesë ndërkaq të gjithë qytetarët të cilët e duan filmin mund të marrin pjesë, gjithmonë duke respektuar rregullat e Qeverisë së RMV-së për Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button