Tetovë, pak ulëse e asnjë fontanë, sheshi “Iliria” nuk i ngjan asaj që u premtua nga kryetarja Arifi

Edhe pse sipas kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, projekti për sheshin “Iliria” është nga fundit, ky bulevard aktualisht nuk i ngjanë atij që u premtua katër vite më herët nga po e njëjta kryetare. Gazetari i Portalb.mk ishte sot në terren ku vërtetoi mungesën e fontanave për ujë për pije, 233 ulëseve prej druri, konstruksioneve për parkim të biçikletave si dhe shportat e mbeturinave. Se a do të vendosen të njëjtat, autoritetet komunale refuzojnë të përgjigjen për Portalb.mk.

Në afat prej katër viteve, fjalët e kryetares Arifi për projektin e njëjtë kanë ndryshuar, e njëjta katër vite më herët të njëjtin shesh e planifikonte me shumë elemente shtesë ndërkaq në statusin në “Fejsbuk” 1 muaj më herët, ajo shkruan se projekti do të përfundojë me vendosjen e ndriçimit LED dhe vendparkimeve për biçikleta.

“Vendosja e pajisjeve urbane, ulëseve dhe shportave për mbeturina përgjatë shëtitores të bulevardit Iliria! Me vendosjen edhe të ndriçimit LED dhe vendparkimeve për biçikleta, qytetarët do të kenë një zonë pedonale moderne në qendër të qytetit” shkruan kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në “Fejsbuk” me datë 6 maj, 2021.

Kështu u premtua ky bulevard:

This slideshow requires JavaScript.

Për të verifikuar në qoftë se vetëm ndriçimi LED dhe vendparkimet për biçikleta janë ata që i mungojnë projektit të planifikuar për këtë bulevard, gazetari i Portalb.mk sot ishte në terren.

Kështu duket ky bulevard sot:

This slideshow requires JavaScript.

Përveç disa ulësve prej druri në fillimin e këtij bulevardi, asgjë e re nuk ishte vendosur edhe pse kjo premtohet çdo vit nga kryetarja Arifi. Theksojmë se ulëset prej druri nuk janë vendosur në gjithë bulevardin, ashtu siç u premtuan, por vetëm fillim të tij, nga Komuna e Tetovës nuk përgjigjen në qoftë se të njëjtat do të vendosen edhe në pjesën e mbetur.

Edhe pse çmimi i rekonstruimit të këtij sheshi është marramendës, aty mungojnë:

  • 12 fontanat me ujë për pije
  • 233 ulëset prej druri – janë vendosur rreth 10 ulëse prej druri.
  • 32 konstruksione për parkim të biçikletave
  • 73 shtyllat për ndriçim publik
  • 22 shporta për mbeturina – janë vendosur vetëm disa.
  • Mbrojtëset metalike të drurëve
Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Edhe pse sot autoritetet komunale nuk deshën të përgjigjen në pyetjen e Portalb.mk, një muaj më herët kryetarja Arifi ishte deklaruar se është çështje javësh përfundimi i këtij projekti, ndërkaq, tha se do të vendosen edhe fontanat të cilat janë paraparë në projektin paraprak.

“Aktualisht jemi në pjesën e vendosjes së pajisjeve urbane, që është finalja, sipas kontakteve që i kemi me kompaninë, është çështje javësh për të përfunduar. Në fakt, siç është projekti, ashtu edhe do të realizohet” tha Teuta Arifi për TV21, një muaj më herët.

Rikujtojmë se ky bulevard e “dërgoi” komunën e Tetovës para gjykatës

Të dy palët, gjegjësisht komuna e Tetovës dhe kompania “IR GROUP” japin arsye të ndryshme për atë se pse kanë përfunduar para gjykatës, gjegjësisht sipas komunës së Tetovës, marrëveshja me kompaninë e lartpërmendur për sheshin “Iliria” është ndërprerë për shkak të zvarritjes së punëve.

Nga ana tjetër, nga kompania e cila akuzohet si e papërgjegjshme nga Komuna e Tetovës, demantojnë këtë të fundit duke potencuar se kontrata është prishur për shkak të mospagesës për punën e kryer, e jo për faj të kompanisë “IR Grup”. Ata shtojnë se ky projekt ka qenë i dështuar prej kur ka filluar, në të gjitha aspektet.

Ndryshe, kompania e cila e ka fituar tenderin për vazhdimin e punëve në bulevardin “Iliria” është ANNRA CENTRUM me seli në Reçicë të Vogël, kjo e fundit, punët duhet ti përfundoje 60 ditë pasi të filloje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button