RMV, në vitin 2020 më pak të porsalindur, 19 foshnja kanë lindur nga nëna nën 15-vjeç

Numri i të porsalindurve të gjallë në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar për 4.1% në krahasim me vitin paraprak. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në vitin 2020 kanë lindur 19.167 foshnja prej të cilëve 19.031 të gjallë, ndërkaq 136 të vdekur, njofton Portalb.mk.

Më e madhe është përqindja e foshnjave meshkuj (51.5%), ndërkaq më së shumti kanë lindur në muajin korrik.

Mosha mesatare e nënave që kanë lindur foshnja është 29.1 vjeç, a te lindjet e para 27.5-vjeç.

Vjet kanë lindur edhe 19 foshnja nga nënat në moshë nën 15 vjeç.

Janë lindur edhe 2.466 foshnja ose 13% nga numri i përgjithshëm i foshnjave të lindura të gjalla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button