Nismë për krijimin e kompostuesve urbanë në Shkup si mënyrë për të trajtuar mbeturinat

Krijuesit e platformës “QytetiIm” (MojoGrad) filluan nismë për ndërtimin e kompostuesve urbanë në Shkup si propozim për atë se si autoritetet e qytetit të përballen sa më mirë me mbeturinat, njofton Portalb.mk.

Ata tregojnë se kjo nisma tashmë ka mbështetjen e mbi 400 përdoruesve të platformës dhe pritet të hyjë në procedura institucionale.

“Kompostues (vend ku qytetarët dhe kompanitë do të hedhin mbeturinat e hortikulturës dhe të ushqimit, prej të cilave do të krijohet kompost), në praktikë kjo për secilën komunë do të nënkuptojë zvogëlim të mbetutinave komunale me 60 përqind, duke përgjysmuar ashtu shpenzimet për transport dhe deponim të mbeturinave dhe eliminim të mundësisë për vetë-djegie të deponive”, shpjegojnë nga “Qyteti i gjelbër human”.

Ky propozim vjen nga Natalija Burgieva e, shoqata për prodhimin e plehrave organikë MamaOrgana është pjesë e koalicionit qytetar “Qyteti i gjelbër human”.

Sipas kësaj nisme, një e treta e ushqimit total të prodhuar përfundon në mbeturina.

“Nëse kësaj i shtohet sasia e madhe të mbeturinave të perimeve që gjenerohen në parqe dhe oborret, bëhet e qartë se bio-mbeturinat përfaqësojnë mbi 70 përqind të totalit të prodhuar,” thuhet në komunikatën për media.

Prandaj, ata propozojnë të krijohet kompostues të qytetit në secilën komunë, ku popullata dhe palët e interesuara nga komuniteti i biznesit do të hidhnin mbeturinat e kopshteve dhe ushqimit, si dhe në vend që mbeturinat të ndotin, do të krijohet kompost.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button