RMV, janë gjobitur shtatë kompani me mbi 55 mijë euro për parregullsi në importin e mazutit

Shtatë kompanive u janë shqiptuar gjobat për kundërvajtje në shumën e përgjithshme prej 55,510 eurosh, si dhe vendime për ndalim të punës, ndalimin e lëshimit në treg të mazutit dhe janë ngritur kërkesa për marrjen e licencave. Kjo pas analizës së disa ndërmarrjeve që importonin mazut, nga ana e institucioneve shtetërore, njoftuan sot zëvendës Kryeministri për luftën kundër korrupsionit Ljupço Nikollovski dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, transmeton Portalb.mk.

Kontrollet e jashtëzakonshme në importet e mazutit pasojnë pas një hetimi të IRL-së për importet e mazutit. Në kompaninë “Eurotim”, e cila ishte lëndë hetimi e IRL-së, u konstatuan parregullsi dhe iu shqiptua ndalesa e përkohshme e lëshimi në treg të mazutit, pasi u konstatua që mazuri i importuar kishte vlera që nuk janë në përputhje me Rregulloren për cilësinë e lëndëve djegëse të lëgëshme, u tha në konferencën e përbashkët për shtyp të Nikollovskit dhe Bekteshit.

“Janë shqiptuar një sërë masash ndaj kompanive siç janë: vendim për ndalesë të përkohshme për lëshim në prodhim të prodhimeve të caktuara, ndalesë për punë dhe kërkesë për marrjen të lejes B të integruar, ngritje të procedurave për marrjen e licencave për shkak të prodhimit të produktit i cili deklarohet si mazut, kurse nuk përkon me parametrat dhe Rregulloren për cilësi të lëndëve djegëse. Në një pjesë të kompanive janë vërtetuar edhe mënjanim nga vlerat kufizuese të mazutit, gjegjësisht parametrat për mazut cilësor nuk përkojnë me Rregulloren”, njoftoi zëvendëskryeministri për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski.

Ka përmendur kompaninë RKM Doel, e cila ka transportuar produkt jo në përputhje me produktin e deklaruar. Kjo është konstatuar në kontrollet e Drejtorisë së Doganave.

“Kjo do të thotë se produktin që e ka deklaruar, ka qenë derivat i naftës, për të cilin nuk duhet të paguhet akcizë. Gjatë kontrollit shtesë është vërtetuar se bëhet fjalë për mazut”, tha më tej Nikollovski, duke sqaruar se më pas kompania ka paguar tatime shtesë dhe gjoba mbi 24 mijë eurosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button