Ohër, sot filloi rrënimi i objekteve të paligjshme në plazhe

Nën sigurinë e fortë të policisë, sot filloi aksioni i paralajmëruar për rrënimin e ndërtesave ilegale dhe pajisjeve urbane nga plazhet në zonën e qytetit të Ohrit, raporton MIA, transmeton Portalb.mk.

Për fillim, mënjanohet dhe çmontohet platforma në liqen përballë “Kuba Libre”, një nga plazhet dhe lokacionet më tërheqëse në bregun lindor të Liqenit të Ohrit.

Aksioni pritej, duke marrë parasysh që një javë më parë pranë disa plazheve, ishte vendosur mekanizimi, kurse dje të gjitha objektet në atë pjesë u shkëputën nga sistemi i furnizimit me energji elektrike.

Kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski, së fundmi njoftoi se do të largohen të gjitha objektet dhe ndërtimet e paligjshme nga të gjitha plazhet ku kanë skaduar marrëveshjet e koncesionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button