RMV, dje janë aplikuar 10.556 vaksina, deri tani janë vaksinuar gjithsej 250.813 qytetarë

Në pikat e vaksinimit në vend, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 250,813 qytetarë. Gjatë ditës së djeshme, janë vaksinuar gjithsej 10,556 qytetarë, ndërsa prej tyre, dozën e parë të vaksinës e morën 1,455 qytetarë,  njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Në tërë territorin e shtetit janë aplikuar gjithsej 410,711 doza vaksinash, kurse 159,898 qytetarë janë rivaksinuar.

Numri i personave që kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 444,89.

Sipas shifrave të fundit, të paktën një dozë të vaksinës e kanë marrë 48 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç, 42 përqind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç dhe 35 përqind të popullsisë mbi moshën 60 vjeç.

“Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin kombëtar të imunizimit, po vaksinohen të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk si dhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike”, informon Ministria e Shëndetësisë dhe kujton se vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete: në Arenën Boris Trajkovski në Shkup dhe në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button