fbpx

Shpresa Hashimi: Ndiqini ëndërrat tuaja sepse vetëm kështu do të ndiheni të gjallë (VIDEO)

Aspekti shpirtëror më tërhoqi në këtë profesion – fakti që duhet të përdorësh shpirtin tënd për të sjellë në jetë një personazh. Kështu thotë për Portalb, Shpresa Hashimi, aktore në Teatrin e Tetovës, e cila kreu studimet në Universitetin e Tetovës- Arti Dramatik, dega aktrim.

“Dëshira ime për këtë profesion kishte zanafillën që në fëmijërinë time. Që kur kam nisur të njihem me botën, në fantazinë time fëmijërore silleshin idetë se si do të qëndroja në skenë si një aktore, si do të luaja në një film.  Pra, fillimet e mia në aktrim janë që në imagjinatën e hershme fëmijërore dhe këto ëndrra u rritën bashkë me mua dhe morën formë në kohën kur unë u regjistrova në fakultet, aty ku edhe  e pata shfaqjen e parë në kornizat profesionale.” tha Shpresa.

Shpresa veten e gjen në te gjitha rolet pasi që edhe vetë jeta na ofron laramani përjetimesh. Por, më së shumti i flejnë tragjedia dhe drama.

“Nga të gjithë projektet që kam marrë pjesë, qofshin ato brenda procesit shkollor por edhe jashtë tij, nuk mund ta veçosh ndonjërin. Në të gjitha rolet ke lënë një pjesë tënden aty, e mos flasim për përvojën me vete që secila prej tyre ta jep.” u shpreh Shpresa.

Sa u përket planeve për të ardhmen, Shpresa tha:

“Është shumë e rëndësishme që njeriu të mos ndalojë asnjëherë së ëndërruari e së bëri plane për të ardhmen dhe mbi të gjitha të punosh me vendosmëri për t’i arritur ato . Suksesi nuk ka fund, kështu që nëse arrihet një objektivë në jetë, le të hedhim hapin tjetër më të madh, sepse vetëm kështu mund të bëhemi shembull i suksesit. Më vonë, le të flasim për planet që dikur i kishim, por, tashmë si diçka e arritur.” u shpreh Shpresa.

Mesazhi që Shpresa përcolli për të gjithë artistët e rinj është:

“Ndiqini ëndërrat tuaja sepse vetëm kështu do të ndiheni të gjallë” pëmbylli Shpresa Hashimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button