Nuk ka asnjë provë që nanogrimcat e vaksinës infektojnë përgjithmonë njerëzit

Ky postim është shpërndarë qindra herë në Facebook, pa ndonjë provë përkatëse se ajo që thuhet është e vërtetë. Nuk ka të dhëna, para së gjithash, për cilat vaksina flitet, nuk ka të dhëna për laboratorin që përmendet, ku punon dhe kur i bëri këto teste. Nuk ka asnjë informacion shtesë në lidhje me njerëzit që u testuan, çfarë moshe dhe gjinie ishin, nëse kishin ndonjë sëmundje të mëparshme dhe me cilat vaksina ishin vaksinuar. Në tërësi, ky postim ka kaq shumë të panjohura, dhe asnjë provë, prandaj mund të thuhet se është postim i trilluar, i krijuar për propagandë anti-vaksinë, shkruan Vërtetmatës.

Postimi në Facebook, i cili ka shumë shikueshmëri, thotë se njerëzit bëjnë gabim të madh me vaksinimin, sepse vaksinat i bëjnë ata të sëmurë përgjithmonë. Ky është një tjetër postim në mediat sociale që është pjesë e fushatës anti-vaksinuese për të parandaluar dhe bindur qytetarët të mos vaksinohen, megjithëse procesi i imunizimit është zgjidhja e vetme për t’u përballur me koronavirusin.

Teksti, i cili u botua në profilin e emëruar si “At Gjorgi”, është përkthim i një botimi në serbisht. Pra, nuk është tekst autentik, por vetëm është përkthyer dhe botuar pa bërë asnjë kontroll nëse është i besueshëm dhe nëse është e vërtetë ajo që thuhet.

Postimi pretendon se në një laborator janë kryer analiza gjaku tek ata që ishin vaksinuar dhe se gjetjet kishin qenë “të tmerrshme”.

“Në fillim, para vaksinimit, qelizat e tyre të gjakut ishin plotësisht të shëndetshme. Qelizat e pacientëve ndryshuan në mënyrë progresive në ditët në vijim pas vaksinimit. Rezultatet treguan trupa të bardhë me njolla të bardha, të cilat janë – nano grimca, prania e të cilave është qartë e dukshme në qelizat e gjakut. Nanogrimcat nuk mund të hiqen kurrë nga trupi (tha ajo) dhe ato përfundimisht do të hyjnë në çdo qelizë të personit të vaksinuar (bëhen pjesë e çdo qelize)”thuhet në postim.

Dhe kjo shpërndahet qindra herë në Facebook, pa të paktën një provë përkatëse nëse ajo që thuhet është e vërtetë. Nuk ka të dhëna, së pari, për cilat vaksina flitet, nuk ka të dhëna se kush është kjo laboratori, ku punon dhe kur i bëri këto teste. Nuk ka asnjë informacion shtesë në lidhje me njerëzit që u testuan, çfarë moshe dhe gjinie ishin, nëse kishin ndonjë sëmundje të mëparshme dhe me cilat vaksina ishin vaksinuar. Në tërësi, ky postim ka kaq shumë të panjohura, dhe asnjë provë, pra mund të thuhet se është postim i trilluar, i krijuar për propagandë anti-vaksinash.

Se ky postim nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën tregon fakti se ai pretendon se në rezultatet e gjakut, u panë trupa të huaj me njolla të bardha ose nano-grimca. Kjo është e pavërtetë, sepse nano-grimcat nuk mund të shihen në gjak. “Nano” do të thotë pjesa e miliardtë e diçkaje.

Nano-grimcat janë materiale të vogla me madhësi nga 1 deri në 100 nanometra. Një nanometër është njësi e gjatësisë në sistemin metrik, i barabartë me një të miliardtën e një metri (0.000000001 m).

Nanogrimcat ekzistojnë në botën natyrore, por gjithashtu mund të krijohen si rezultat i aktiviteteve njerëzore. Për shkak të madhësisë së tyre submikroskopike, ato kanë veti unike të materialit dhe nanogrimcat e prodhuara mund të gjejnë zbatim praktik në fusha të ndryshme, përfshirë mjekësinë, inxhinierinë. Madhësia submikroskopike do të thotë se ato janë shumë të vogla për t’u parë edhe me mikroskop.

Kjo do të thotë se ato nuk mund të zbulohen duke bërë analiza gjaku, që mund të bëhen nga një teknik laboratori.

Në mënyrë që njoftimi të jetë më efektiv, dmth që më shumë njerëz ta komentojnë atë ose ta ndajnë atë, ajo është “erëza” me sensacionalizëm, siç është pretendimi se rezultatet janë “të tmerrshme” dhe se ajo që bëri testimet “qau pas asaj që ajo pa”.

Pastaj thuhet se “vetëm Zoti e di” se çfarë do të ndodhë pasi njerëzit të marrin të gjithë shtatë vaksinat. Nuk është aspak e qartë se për cilat shtatë vaksina është menduar. Të gjitha vaksinat e aprovuara kundër Covid-19 jepen në dy doza, përveç “Johnson & Johnson”, e cila jepet vetëm me një dozë.

Ky postim u shpërnda në një profil të quajtur “At Gjorgi“. Megjithëse fotot e profilit tregojnë një person të veshur me rroba të shenjta, është ende e panjohur kush është ky At dhe dhe në cilën kishë punon. Klerikët kanë ndikim të madh te njerëzit fetarë, prandaj është veçanërisht problematike që një klerik të shpërndajë postime të tilla të pavërteta dhe të paverifikuara.

Edhe pse postimi fillon me fjalinë “Nuk dua që të mendoni se po përhap frikë”, pikërisht ajo bëhet. Merret dhe publikohet pa verifikim, diçka për të cilën nuk ka konfirmim se është e vërtetë. Duke vepruar kështu, kjo shkakton frikë të panevojshme, bazuar në informacione të paverifikuare dhe që nuk bazohet në ndonjë hulumtim të konfirmuar nga institucionet përkatëse, por në spekulime dhe sensacionalizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button