Tetovë, policia mbrëmë arrestoi 12 persona gjatë kontrollit të një objekti hotelerik

Zyrtarët policor nga Sektori i Punëve të Brendshme në koordinim me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, mbrëmë, prej orës 23:35 deri 50 minuta pas mesnatës, kanë realizuar aksion kontrollues në objektin hotelerik në rrugën “Kole Nedelkovski” në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 11 femra të cilat i kanë argëtuar të pranishmit. 9 nga femrat e kapura ishin shtetase të huaja, nga Serbia, Ukraina, Shqipëria, Moldavia, Lituania, Bullgaria dhe Rusia të moshës prej 20 deri në 34-vjeç. Ato, janë privuar nga liria bashkë me 24-vjeçarin e punësuar në objekt dhe dy femra nga vendi ynë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Si pasojë, është mbyllur edhe objekti nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërkohë po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas çfarë do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button