fbpx

“Metamorfozis” organizon Dialogje për Agjendën Digjitale: Gjithçka që keni dashur të dini për teknologjinë 5G

Në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në 6 vende (Maqedonia e Veriut, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Estoni), Fondacioni Metamorfozis organizon Dialogje për Agjendën Digjitale: Gjithçka që keni dashur të dini për teknologjinë 5G, më 15 qershor 2021 prej orës10:00 – 11:30 në ZOOM.

Dialogjet do të zhvillohen në formën e diskutimit në panel kushtuar zbërthimit të miteve në lidhje me teknologjinë 5G, me qëllim të përmirësimit të njohurive dhe ngritjes së vetëdijes tek qytetarët për përfitimet nga përdorimi i saj, si dhe zvogëlimit të teknofobisë në Maqedoninë e Veriut.

Folës në këtë ngjarje pritet të jenë Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Dr. Boris Arsov, Shef i Sektorit të Telekomunikacionit në Agjencinë për Komunikime Elektronike, një përfaqësues i Telekomit të Maqedonisë (TBC) dhe Dr. Tomisllav Shuminoski, Docent i Fakultetit për Elektroteknikë dhe Teknologji të Informacionit (FETI).

Kushdo që është i interesuar të ndjekë diskutimin dhe të mësojë më shumë rreth teknologjisë 5G është i ftuar ta plotësojë formularin e regjistrimit (https://forms.gle/AfwrGcUK34jGZ2LcA) ku, ndër të tjera, ata do të keni mundësi të parashtrojnë pyetje që do t’u bëhen folësve në diskutim. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin një link për të hyrë në diskutim.

Ngjarja do të mbahet në gjuhën maqedonase. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt përmes mjetit Facebook Live në profilin e rrjetit ICEDA në Facebook.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni MetamorfozaTë dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ODK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTALëvizja MJAFTOJQ-ja 35 MM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button