Gentina Abdiji: Në gjimnazin e Tetovës duhet të hapen kabinete të lëndëve përkatëse siç janë shkencat ekzakte (VIDEO)

Gentina Abdiji sapo ka mbaruar shkollimin e mesëm në gjimnazin e Tetovës. Ajo ndjehet e kënaqur nga këshillat dhe mësimet që i ka marrë gjatë katër viteve që i ka kaluar aty. Diçka që do dëshironte ajo të ndryshohej në këtë shkollë, të paktën për gjeneratat e reja ishte hapja e kabineteve për lëndët përkatëse siç janë shkencat ekzakte që të mund të bëhet zhvillimi i duhur i eksperimenteve nga lëmit e ndryshme, njofton Portalb.mk.

“Përshëndetje për të gjithë, unë jam Gentina Abdiji tash më kam mbaruar mësimet në gjimnazin “Kirili Pejçinoviq” të Tetovës. Katër vite nuk janë pak për ti kaluar aty, kemi marrë mësime  dhe këshilla nga më të ndryshmet. Ajo të cilën e shoh si më të arsyeshme për t’u ndërmarrë apo nxënësit e rinj, gjeneratat e reja ta shfrytëzojnë është zhvillimi apo hapja e kabineteve. Kabineteve të lëndëve përkatëse, siç janë shkencat  ekzakte për tu bërë zhvillimi i duhur i eksperimenteve nga lëmi të ndryshme. Shpresoj që në të ardhmen e afërt kjo gjë të ndryshoj në shkollën time”, potencoi Gentina në videon e saj për temën e hapur nga Portalb.mk “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj”.

Deri më tani janë 8 studentë që kanë marrë pjesë në temën e Portalb, të cilët kanë dhënë sugjerime nga më të ndryshmet.

Ndërkaq, që ju të shihni sugjerimet e studentëve të tjerë mund të klikoni te linqet më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button