“Times” tregoi arsyen pse dështoi marrëveshja ndërmjet Realit dhe trajnerit Conte

Prestigjozja angleze ‘Times” ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante, që hedh dritë mbi shkaqet që bënë të dështojë transferimi i Antonio Contes te Realit i Madridit pak ditë më parë, raporton SS. Pasi zgjidhi kontratën me Interin me marrëveshje, Conte shihej si favorit për t’u ulur në stolin e “Los Blancos”, por në mënyrë të papritur në fund Florentino Perez vendosi të rikthejë në Madrid një tjetër trajner italian, Carlo Ancelottin.

Sipas të përditshmes angleze, negociatat mes ish trajnerit të Interit dhe Perez kishin avancuar ndjeshëm, por në fund bosi madrilen vendosi të braktisë këtë opsion, pasi plot 10 futbollistë të skuadrës e kërcënuan me largim nga Reali, nëse në pankinë ulet Conte.

“Times” nuk bën të ditur emrat e futbollistëve që vunë me shpatulla pas murit Florentino Perez dhe e detyruan të heqë dorë nga Antonio Conte, por shpjegon se pikërisht ky kërcënim bëri që ngjarjet të ndryshojnë rrjedhë menjëherë.

Në kushte të tilla, Perez zgjodhi të mos “shkojë në luftë” kundër disa prej senatorëve të skuadrës, duke parë edhe momentin e vështirë ekonomik që po kalon Reali dhe afroi në Madrid një emër si Ancelotti, i cili mori aprovimin e të gjithë grupit të futbollistëve.

Kjo është hera e dytë që Conte shkon shumë pranë pankinës së Realit, por gjithçka dështon në momentet e fundit, pasi tekniku italian ka pranuar se edhe disa vite më parë kishte qenë vetëm një hap larg firmës me madrilenët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button