Spanja hapi kufijtë për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së, por duhet zbatuar disa kritere

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se duke nisur nga dita e sotme, udhëtarët nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen do të lejohen të futen në Spanjë nëse janë vaksinuar. Të lejuar hyrjen në Spanjë do ta kenë vetëm udhëtarët që kanë vërtetim që i kanë bërë të dyja dozat e vaksinës për Covid-19, të paktën 14 ditë para hyrjes në vend, raporton ABC.

Vaksina duhet të jetë e miratuar nga EMA ose OBSH.

Sipas autoriteteve spanjolle rekomandohet që vaksina e bërë të jetë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm apo Sinovac-CoronaVac.

Ndërsa, sa i përket udhëtarëve që vijnë nga zona me risk të ulët infektimi nga COVID-19 nuk do të kërkohet as vërtetim vaksinimi e as vërtetim shërimi. Të lejuar hyrjen në Spanjë e kanë edhe fëmijët e pavaksinuar në rast se prindërit e tyre janë vaksinuar.

Nga ana tjetër, vendi nuk ka bërë ndonjë përjashtim për udhëtarët nga vendet me rrezik të lartë, përfshirë këtu ardhjet nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, për shkak të niveleve të larta të infektimit dhe përhapjes së mutacioneve të koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button