fbpx

Fuqia estetike në poetikën e Lindita  Ahmetit

Vështrim për ciklin poetik Ëndërr në shtegun e hapur –të Lindita Ahmetit, Revista Time, Tiranë 2015

Letërsia shqipe e krijuar dhe që po krijohet edhe sot e kësaj dite në  Maqedoninë e Veriut ishte dhe mbetet një paradigmë e përherëshme për ruajtjen dhe mbarështrimin e fatit tonë, më konkretisht të fatkeqësisë së etnisë shqiptare, e cila mbetet përgjithmonë si një metaforë e dhimbshme nga poetët tanë, duke ecur fuqishëm nga një poet në tjetrin. Populli ynë edhe pse i robëruar ndër shekuj, asnjëherë nuk mbeti pa poetet dhe poeteshat e shpirtit të vet, të cilët i bënë roje popullit dhe shpirtit tonë kombëtar. Këto janë edhe fatet historeike, pasi, po të mos ishin poetët të jashtëzakonshëm popullorë, me krijimet  e tyre çudibërëse, si ato lirike poiashtu edhe ato epike, të cilat bënë të mundur ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe të gjuhës sonë të shenjtë. Përveç rapsodëve të shumtë, dokeve, zakoneve dhe veçmas folklorit që krijoi gruaja shqiptare në këto anë, si një metaforë e krenarisë dhe e dhembjes kombëtare, paraprihet në letrat e shkruara duke filluar me Rexhep Vokën, Sadudin Gjurën, Murat isakun, Abdylazis Islamin etj., e deri te Lindita Ahmeti, të cilën e kemi në fokus të këtij vëzhgimi letrar, e cila ishte dhe mbetet me të njëjtën frymë, kundër asaj katrahure të rëndë e që duhej luftuar deri te shpërthimi për të spastruar një ndërgjegje të fëlliqur kohore. Kjo paradigmë, si në planin poetik, ashtu në atë tematik, ka pretenduar që të bëj senzibililizimin e gjeneratve për një rrugëtim të drejt e të mirëfilltë deri te lufta e patjetërsuar për liri dhe identitet kombëtar.

Poezia e Lindita Ahmetit sot llogaritet njëra nga majat e letërsisë shqipe, veçmas në Maqedoninë e Veriut. Ajo veçohet për nga vlerat e përdorimit të figurave stilistike. Kësisoj, poezia e Linditës vishet me petkun artistik duke iu referuar figurave mitologjike, atyre historike dhe kultrës së saj krijuese. Kjo, jo vetëm që e ngre lartë këtë poezi, por edhe i jep frymën dhe pamjen origjinale në formën më të bukur letrare dhe estetike në përgjithësi. Jo vetëm, por edhe përdorimi i gjuhës poetike që përdor kjo poeteshë, pasi është e lidhur denjësisht me gjuhën si qenie më vehte, dhe jo pa qëllim të caktuar përdorën edhe fjalë të moçme që nga gjuha e buzukët e këndej.

Sipas Platonit, Poetët nuk janë asgjë tjetër, përveç se interpretues të hyjnive. Edhe Lindita, duke u thelluar në vlerat mitologjike, ajo sikur pretendon të paraqese vlerat hyjnore në artin e saj poetik. Ajo është e sigurtë se vlerat shpirtërore e kulturore të një vendi mvaren nga krijuesit letrar dhe niveli poetik që munden të kenë ata brenda popullit. Ajo e njeh mirë fushën poetike dhe e ka të qartë se të gjitha kulturat rrënjët i kanë nga poezia, apo thënë ndryshe nga  kënga dhe nga vallja, siç pretendonte edhe Andrej Beli. Pra, për poeteshën tone të dashur, poezia është një domozdoshmëri shpirtërore, pasi ajo e plotëson zbraztësirën shpirtërore, që rrjedhë përmes bukurisë poetike që ka njeriu dhe bota hyjnore në tërësi. Kjo dhembje për botën hyjnore duket qartë te poezia Verdhësi dhe heshtje:

o zot si janë tharë drurët

palmat
sa pak pemë po pa fryte

kanë mbetur në ishull

thua ti se qajnë

sepse ua kanë ndaluar të çelin

Lartësia poetike-gjuhësore, këtë autore e bënë shumë të veçantë, ngaqë gjuha e saj është edhe një vlrë kombëtare, të cilën e përtërin, e forcon dhe e madhështon, sepse ajo është edhe obligim moral i poetes, për të cilën, Ezhen Gilviku do të kishte thënë se kombi pa poetët e mirëfilltë edhe mundet të zhduket. Kjo tregon se poetët gjithmonë janë sa hyjnorë, po aq edhe roje e heshtur kombëtare. Ata janë të pagjumët, poezinë e kanë misionin e tyre të përhershëm dhe më të devotshmen në jetën e tyre. Vargjet e Linditës ujitin shpirtin e zhuritur të popullit, pasi ky shpirt është plot plagë e flakë të djegura nga thellësia e shpirtit. Kjo arsyetohet lehtë. Po të mos ishte Naimi, Çajupi Derada e të tjreë poet të Rilindje sonë Kombëtare, pema e shpirtit tonë kombëtar do të ishte tharë që para njëqind viteve dhe ne nuk do të ekzistonim sot. Edhe Lindita vjen si një burim i pastër i poezisë shqipe në qendër të Shkupit, e cila me muzën  e saj të falur nga perendia dhe me talentin e saj poetik, ajo sot na e freskon shpirtin tonë të zhuritur e me shumë plagë të kahmotshme. Ajo ka informacione të dukshme për të gjitha rrjedhat historeke, pasi vjen nga një familje e ngritur dhe e formuar drejt dhe e jetuar bashk me plagët e popullit shqiptar gjithandej, veçmas të atyre në Maqedonin e Veriut. Edhe më e fuqishme bëhet kjo, kur kihet parasyshë se është vajza e shkrimtarit Xhabir Ahmetit, i cilli udhëtoi bshkë me ujëvararat e shpirtit të popullit të vet dhe gjithmonë i rrethuar me plot plagë kombëtare në Ballkanin tragji-komik. Për këte edhe Linditaa, përmes figurave të shumta stilistike e kupton qartë këtë botë të marëzirave ballkanieke. Te pozia Udhëtimei i babait nëpër këngën e vjeshtës, kemi:

hapat e babait nëpër natën vjeshtore me selenën e purpurt që hedh dritë në shteg

e nxisin komunikimin me qetësinë e pyllit

dhe kuptohen mirë mes vetes babai e qetësia:

babai ndonëse e ka një pyetje nostalgjike për vjeshtën

s’e thotë me gojë

s’e turbullon qetësinë

……………………………………………………

im atë i mire

dhe të cilat i mbledh e i ruan nimfa në herbariumin prej papirusi

e që më vonë do të flasin

si një ditar i shkruar shqip.

Ndonëse që në moshën e hershme, Lindita asnjëherë nuk pushoi së krijuari dhe së vepruari si poete. Në vargun e saj poetik, shpesh ndjehet mungesa e shpirtit të atdheut, dhe mungesa e atdheut është ngërthyer nga malli, dhimbja dhe kjo i krijon poeteshës shqetsimin permanent, e që ky art merr forcën e madhe poetike. Këto ideale janë të lidhura ngusht me lirinë e “pakufizuar” të atdheut të saj të copëzuar. Kësisoj, kjo poezi herë-herë na duket si kushtrim mbi të bukurën dhe të madhërishmen e vendit të saj.  Ajo kërkon ate më sublimen që të idealizohet, ku shpirti i popullit do të jetonte  me dinjitet në tokën e lavdishme dhe shpesh e mohuar…

Këto vargje nuk janë të thjeshta, por janë tepër komplekse, vargje që në vazhdimësi përcjellin mesazhin e fuqishëm poetik mbi sundimin e të bukurës ndaj të shëmtuarës, të madhërishmen mbi të ulëtën, dhe shpirti i shoqërisë të frymëzohet me katarsisin e dashurisë së popullit dhe tokës atdhetare. Pra, siç duket, kjo poetikë shpalos një program të veçant poetik në opusin krijues të Lindita Ahmetit. Eshtë një poezi e frymëzuar që nga e thjeshta dhe depërton deri në ate që është e padukshme, por jo për të gjithë. Ajo e padushmja ka në vehte erën e djersës së punës dhe të truallit mëmëdhetar, që i jep kësaj poezie forcën e plotë si një vlerë të forcës krijuese dhe origjinale.. Për këte, te pozia Shqipëria ime kemi:

Shqipëria është krijuar në fund të qershorit nga drita e xixëllonjave

kur dalin si fenerë të imtë magjikë dhe i mbulojnë male e fusha

sa bëhet gati të ulet në fron perëndesha florë në mbrëmjen hyjnore

………………………………………………………………………

Shqipëria herë është bletë në lulet parajsore

herë është pikturë e adem kastratit

pastaj del si një varg rruazash të bëra prej mija kokrrash xhevahiri

Shqipëria është djega ime

Nga vargu i fundit që përmendëm, duket qartë shqetësimi poetik i Linditës dhe nuk tham kot se poetesha eshtë e lidhur fort me trollin e Arbësrisë, dhe ngado që shkon, ajo këtë truall e bart me vehte. Ky komunikim poetik, sa është permanent, po aq është edhe shumë komunikues, pra një figuracion i brumosur dhe i qëlluar poetik, ku  fshihet metafora e kërkimit të lirisë dhe ajo tokë e lirë të bëhet një nuse për lakmi, pasi vetëm kështu plotësohet ëndrra e gjakut arbëror. Kjo kërkesë, te poezia Shqipëria ime  poetja vjen me  kërkesën dhe apelin  që duhet të  realizohet:

Shqipëria ka dalë prej zërit yllësor të orfeut

dhe është bërë këngë e lumit malor

fluturim i amshueshëm i pëllumbit të bardhë

……………………………………………………..

kjo është Shqipëria ime

Shqipëria është një trëndafilnajë e vendosur mbi shkrepa

ku banojnë shpresat më të bukura

Këto vargje janë një torzo e veçantë shpirtërore e saj, të cilat, si të tilla duken shumë të thellosura në brendinë e shpirtit, jo vetëm të poeteshës, por edhe të çdo lexuesi te lënduar në shpirtërisht, për shkak të së vërtetës historike të hidhur, për shkak të një realiteti të njohur shoqëror e historik. Prandaj me  këtë del në pah pikëllimi dhe  përpjekja për t’i bërë ballë vetmisë dhe harresës historike.

Në këtë rast, brenga individuale është e përafërt me ate të përgjithëshmen shoqërore. Brenga e autores dhe e lexuesit lidhet patjetër edhe me brengën e kombit të saj, një komb si ky i yni, i lidhur në pranga që nga mesjeta e këndej. Kjo e bën poeteshën më të pikëlluar, me të vendosur në gjetjen e udhëve të moçme, të cilat të oreientojnë drejt nga Shqipëria- liria e atdheut. E qartë se gjetja e kësaj rruge të humbur nuk është e lehtë dhe vështirësitë nuk kanë fund, pasi Arbërinë e ka kapluar kangrenë e madhe dhe vështirë se i gjendet ilaçi, por poetesha kamëngul, ngaqë, sido që të jetë Arbëria, ajo është Shqipëria ku banojnë shpresat më të bukura të saj.

Trupin e atdheut poetesha e sheh shekull pas shekulli në mjediset e lëndinës së lotëve, ku gjaku ynë u bë pikturë lirie para botës. Historia krijoi dhembjen e madhe nga shpërngulja dhe braktisja e atdheut, një shenjë dhe dëshmi që tregon për tragjeditë që kishte toka e Arbërisë. Poezia që trajton këto probleme, është një poezi e shkruar vit pas viti… Kjo poezi flet edhe për guximin intelektual e krijues, që u krijua me kaq vrull dhe guxim, e cila ka lënë gjurmë si një shenjë që në letrat tona nuk do të ndalet, e cila në letërsinë tonë po shënon kthesa në fushën e artit poetik, veçmas kur bëhet fjalë pë letërsinë shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Poetesha shkruan dhe prek atdheun larg e më larg. Kjo vetmi shpirti, në mesin e marëzive pa fund të kësaj bote, sikur poetesha prek klithmën e mosdurimit, si pasoj e tradhtive të mëdha që iu bë gjakut të saj të pastër. Kjo qartë dëshmohet nga njëri varg në tjetrin. Poetesha  tashmë po përballet me këtë të vërtetë të hidhur dhe e përjeton në tërësinë e qenies së saj. Këtë ndejenjë e përjetojm më çiltër te poezia  Ëndër në shtegun e hapur:  

zogjtë zogjtë e dashur të afërditës

fluturojnë fluturojnë

fluturojnë hapësirave

bukurisë së lënduar

dhe përpiqen ta mbushin shpresën

me trëndafila erëmirë

………………………………….

ndjehet se diçka nuk shkon

nuk lexohen qartas shenjat

e porosisë

që duan ta çojnë

për të tre vetat e hedhura në harresë.

Vargjet e tilla sikur vlojnë nga brenda nga një klithmë dhembshurie, ku zëri i largët dalëngadoalë po afrohet nga vetë rrugëtimi i poezisë. Poezia e saj ka një forcë thirrje për vendlindjen, pa e shikuar se si gjarpëri rri gjithmonë me gojën hapur.  Ajo është burëresha që u ngjanë baladave të moçme, vazhdon rrugën vertikale dhe  drejt ngjitet shkallëve të gjakut, me të cilën e vë vulën në historinë e fjalës së lashtë, për një baladë të kuqe, me ngjyrë zjarri të zhuritur e që nuk pëlcet nga thatësira e shpirtit.

Poezia e mirënjohur e Linditës, e krijuar në rrethana marëzie, është një poezi që me forcën e moralit e largon marrëzinë dhe i reket vargut poetik, si forca apsolute që do t’i shërbej njerëzimit deri te pastrimi i plotë i një katarsisi shpirtëror. Kësisoj, Lindita edhe e formoi notën e saj poetike e që sot ka zënë vendin e merituar në letrat shqipe e më gjerë.  Edhe pse kjo poezi është krijuar në rrethana të caktuar e tejet specifike,  ato mbetën vargje me meditacion poetik dhe veçmas plot me ngritje të lartë estetike, që e bënë një poezi, jo vetë  të qëndrueshme për kohën  tonë,  por edhe do të reflektoje edhe për shumë gjenerata në  kohët që do të vijnë. Themi kështu, jo vetë nga bindja e jonë letrare, por jemi mbështetur edhe në mendimin që kanë dhënë edhe kritikët eminent të kohës. Kjo poezi është e dëshmuar pa asnjë ekuivok, pasi është një projektim i realitetit tonë jetësor, që vjen me reagimet spontane të poeteshës. Ajo i njeh mirë dhe i përjeton thellësisht fenomenet tona shoqërore, prandaj reagon fuqishëm me poetkiën e saj sa të dashur, po aq edhe sublime. Ajo hyn thellë në gjendjen jetësore ekzistenciale dhe më modeste është në kërkimin  e realizimit të objektit të imagjinuar në tekstin poetik. Nota subjektive dhe lirizmi efektiv i këtij vargu, paraqesin një notë të theksuar personale, i cili e faktorizon unitetin ideo-stilistik dhe estetik kë kësaj poezie. Për këte, pak shembull nga poemthi  Narinar të zinj :

hëna si një nuse e kohëve

të tretura

bën dritë dhe derdh lot

kurse gjysma e marinarëve

një nga një mblidhen

rreth sirens

dhe ngjiten në valle

gjysma tjetër duke hallakatur

nëpër gjethet e rëna

të dardhës së moçme

kërkon thesarin e humbur

Në tërësi, Lindita dhe poezia e saj paraqesin fatin dhe identitetin e artit letrar ndër shqiptarët e Maqedonisë së veriut e më gjerë. Prandaj, ardhja e një pende të mpreftë midis të Shklupt, si Lindita Ahmeti, na duket si dhuratë nga Zoti, pasi ka një fuqi që nuk lejon të zhduken popujt e moçem dhe gjuhët e shenjta, siç është kjo e jona, GJUHA SHQIPE. Prandaj, siç thot në Portalb edhe Salajdin Saliu: ”Është fat i madh për letërsinë tonë që ka një poete si ajo. Eshtë mrekulli estetike, një realitet i thellë simbolik, i sajuar me hirin e miteve të lashta sa njerëzimi dhe me imazhet e botës sonë. Ky libër nuk është i lehtë për t’u lexuar pa parapërgatitje…[1]

Kjo poezi i ka joshur lexuesit dhe kritikët, mirëpo e kanë parë se shtigjet e saj nuk kalohen lehtë. Prandaj, shumë herë tejkalohet krijimtaria poetike, veçmas kur ajo i dedikohet njerëzve që i takojnë vetëm botës së artit, se poezia është ana e thellë e përjetësisë, e cila patjetër të drejton shtigjeve metafizike. Njerëzit pa metafizikë të lartë shpirtërore dhe pa shije poetike, janë larg ndjenjës dhe përjetimit poetik, se poezia e pikturon të pamundshmen, bën akrobacione të bukura gjuhësore, natyrore, shpirtërore dhe ate kombëtare.

Me një fjalë, poetesha Linditë Ahmeti e kultivuar si poete, nuk do të harrohet në letrat bshqipe, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në mbarë letërsinë tonë kombëtare. Edhe pse shumë gjëra nuk janë thënë dhe nuk është bërë një studim i mirëfiilltë i kësaj poezie, por jemi të sigurtë se kjo autore me veprat e saja, jo të pakta në numër, do të studiohen edhe më në thellësi shkencore. Kemi bindjen se shumë protagonistë të sotëm, nesër nuk do t’u ndihet zëri, as nami, e as nishani, kurse kjo poetershë, me rrugën e saj poetike kaq të mrekullueshme, Jo vetëm që i la letrsisë shqipe vlera të mirëfillta letrare, por edhe vehtes ia siguguroi përjetësinë në të gjitha kohërat e botës shqiptare. Mbetemi krenar me poetikën letrare të Lindita Ahmetit, si një vlerë e veçantë kombëtare, e cija jetoi dhe veproi  si një pendë e pathyeshme midis Shkupit Dardan.

[1] Salajdin Saliu, Linditë Ahmeti, Nga mështeknaja e babait me mallëngjim, botoi PORTALB, 2015.

Shkruan: Ejup Ajdini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button