RMV, Qeveria e miratoi rishikimin e buxhetit

Rritje a investimeve kapitale dhe vazhdimi i mbështetjes për ekonominë janë dy segmentet kyçe në rishikimin e buxhetit që e miratoi Qeveria në seancën e sotme. Pjesa e të ardhurave të rishikimit është ngritur për 4.7 përqind në krahasim me buxhetin fillestar, përkatësisht të hyrat janë parashikuar në nivelin prej 222.6 miliardë denarë, e cila ka të bëjë me realizim të mirë të të ardhura nga fillimi i vitit, Shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 268.8 miliardë denarë ose 8.6 përqind më shumë se buxheti fillestar, transmeton Portalb.mk.

Shpenzimet kapitale janë projektuar në nivel prej 30,5 miliardë denarë apo për 6,5 miliardë denarë më shumë në raport me planin për vitin 2021. Pjesëmarrja e tyre në shpenzimet e përgjithshme të buxhetit 9,4 për qind të planifikuara fillimisht, është rritur në 11,3 për qind që është nivel më i lartë nga përqindja në 10 vitet e fundit.

Ka shkurtime të shpenzime te më shumë përdorues të buxhetit sipas dy arsyeve – në bazë të harxhime më të vogla produktive dhe në bazë të projekteve që kanë dinamikë më të ulët të realizimit. Këto mjete do të orientohet kah normat që priten të japin përqindje më të lartë të realizimit dhe vlerë të shtuar më të lartë të ekonomisë.

Deficiti është projektuar në nivel prej 46,2 miliardë denarë, përkatësisht 6,5 për qind nga BPV.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se rishikimi është përgjigje adekuate e politikës fiskale të zhvillimeve rrjedhëse dhe paraqet hap të rëndësishëm në rrugën drejt stabilizimit të ekonomisë.

“Stimuli fiskal për ekonominë dhe qytetarëve, duhet të vazhdojë deri në rikuperimin e tërësishëm dhe kthimit të ekonomisë në rrugën e rritjes ekonomike. Në atë drejtim është edhe rishikimi i buxhetit”, tha ai.

Risi në rishikimin është nënprogrami i ri për zhvillim të gjelbër, ndërsa së shpejti pritet të prezantohet edhe plani për financim të rritjes së përshpejtuar, i cili pritet të mundësojë investime të reja dhe vende të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button