RMV, sot 4 persona humbën betejën me Kovid-19, ka edhe raste të reja

Nga gjithsej 2,853 persona të testuar për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, 23 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndërkaq 4 persona kanë humbur betejën me virusin. Sot 32 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Janë raportuar gjithsej 4 humbje jete, edhe atë: 3 humbje jete nga Shkupi (76, 76 dhe 77) dhe një humbje jete nga Kumanova (71).

Rastet e reja:

  • Shkup – 9
  • Kumanovë dhe Prilep – nga 3 raste në secilin qytet
  • Strumicë dhe Kërçova – nga 2 raste në secilin qytet
  • Manastir, Gostivar, Gjevgjeli dhe Radovish – nga 1 rast në secilin qytet.

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 13
  • Radovish – 4
  • Manastir dhe Kratovë – nga 3 pacientë të shëruar në secilin qytet
  • Prilep – 2
  • Gostivar, Kumanovë, Shtip, Strumicë, Koçani , Kërçovë dhe Berovë – nga 1 pacient të shëruar në secilin qytet.

Ndryshe, deri tani, gjithsej 818,746 persona janë testuar për Kovid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,441, numri i pacientëve të shëruar është 149,528, numri i atyre që humbën jetën është 5,462 dhe numri i rasteve aktive është 451.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button