Konditat e suksesit

Jetojmë në një kohë mjaftë dinamike ku ëndrrat dhe dëshirat e të rinjve variojne nga njëri tek tjetri, duke pasur një laramani synimesh. Fillimisht, është numri i pakët i atyre të cilët si objektiv dhe rrugëtim të tyre në këtë botë, kanë suksesin në arsim, në aspektin akademik, shkencor, artistik, etj. Epoka e globalizmit dhe digjitalizimit ka ndikuar që ëndërrave dhe objektivave të të rinjëve t’ju jep dimensioned he kahje krejtësisht tjera. Materializmi është dominant në kokat dhe mendjet e tyre. Madje, dhe suksesin do t’a definonin dhe përkufizonin po nga ky prizëm: çfarë dhe sa makina posedon ai, në ç’vende të botës ka udhëtuar, jeta e tij e natës, e që më pastaj t’a fusin në rubrikën e njerëzve me suksesin më të madh të mundshëm.

Andaj, me përplot përgjegjësi mund të them se, duke pasur parasysh gjithë këto sfida, peripeci, probleme, e këtë dinamizëm që ka sjellur postmodernizmi, lirshëm themi se edhe kuptimi i drejtë dhe përkufizimi i saktë se çfarë do të thotë të jesh i suksesshëm, është sukses në vete, e pastaj, probabiliteti për t’u bërë i tillë, sa vjen e ritet.

Kështu, për të filluar dhe numëruar konditat e suksesit të të rinjëve, themi se faktori bazik, është pikërisht ajo që lartëpërmendëm. Definimi i qartë i nocionit sukses.

Dy: Dashuria e flaktë për suksesin.

Njeriu, për shkak të dashurisë së madhe ndaj ndokujt apo ndonjë gjëje, shkakton tek ai pagjumësi ngase në çdo rast mendja përqëndrohet tek dëshira. Kur ne të mendojmë për suksesin para se të flejmë, kur ne të mendojmë për suksesin menjëherë porsa të zgjohemi nga gjumi, atëherë kur dëshira për t’u bërë i suksesshëm të rrjedhë nëpër trupin tonë, porsi gjaku nëpër venë, atëherë kur të mbizotërojë dhe mbretërojë dëshira e flaktë, pashmangshëm, do t’i afrohemi suksesit. Dëshira e flaktë ishte ajo që e bëri Rober Sholerin shkrimtarë të madh, Tomas Edisonin e dërgoi deri tek zbulimi i poçit elektrik, Omer Abdulazizin kryetar të shtetit etj. Gjithësecili nga ne, në monolog, seriozisht duhet pyetur veten: “A e kam unë përnjëmend dëshirën për t’u bërë i suksesshëm?!”

Tre: Mostra dhe modeli ynë në këtë rrugëtim

Kur neve të kemi model njerëzit të cilët janë bërë sinonim i suksesit dhe me arritjet e tyre përfshinë shumë sfera dhe segmente të jetës! Gjithëherë, duke i’a shoqëruar këtij faktori edhe zellshmërinë në punë. Pra, nuk do të mjaftonte thjeshtë të kemi model veprimtarinë e njerëzve të këtillë, poqese neve nuk do kalonim në të njejtin rrugëtim që kaluan ata! Do të thotë: puna permanente, lodhja, sakrifica dhe mundi duhet të jenë elemente të mishëruara në jetën tonë, për të arritur atë që kanë arritur ata!

Çdo njeri i suksesshëm i cili ka arritur diç në jetë, është nga fakti se ai punon më shumë se tjerët. Puna është faktori substancial që n’a destinon pashmangshëm në sukses.

Katër: Ambiciet

Të rinjët duhet t’a ushqejnë në kontinuitet ambicjen e tyre, sa që synimet e tyre të arrijnë kupën e qiellit. Të jesh ambicioz, nënkupton që çdo arritje dhe sukses i yti, të mos jetë i mjaftueshëm për ty! Asnjëherë mos u mjafto me arsimimin tënd, me titujt shkencor, me librat e lexuar e të shkruar. Gjithëmonë kërko dhe syno më të lartën. I tillë është njeriu ambicioz, përderisa frymon, edhe dëshiron. Gjithëherë më shumë. Gjithëherë më mire.

Pesë: Vullneti

Poqese do të ishim nga ata që sinqerisht e dëshirojmë suksesin, me vullnetin më të lartë dhe do të punonim për të. Ata të cilët e dashurojnë punën që bëjnë, shoqërohen me vullnet të lartë, me dashuri të zjarrtë dhe elan të paparë. Janë në gjendje që të punojnë me orë të tëra, madje dhe më shumë seç kërkohet! Kur neve të posedojmë konditën e dytë, me automatizëm do të jemi të mbushur me vullnet të theksuar.

Gjashtë: Mos u dorëzo dhe përfito nga dështimet

Për të gjitha pikësynimet dhe objektivat tona në jetë, t’a instalojmë në kokën tonë një rregull të artë e cila thotë: “Të gjitha ëndrrat tona do t’i realizojmë, përderisa nuk tërhiqemi dhe dorëzohemi nga ato. Ëndrra jonë për sukses do të bëhet e parealizueshme vetëm atëherë kur të duam ne, pra, atëherë kur të mendojmë se nuk mund t’ia arrijmë.”
“Kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje në karrieren time. Kam humbur thuajse 300 ndeshje, 26 herë më besuan të bëja gjuajtjen për fitoren e ndeshjes dhe e humba. Kam dështuar, e kam dështuar, vazhdimisht gjatë jetës sime. E pikërisht kjo është arsyeja pse, e arrita suksesin” – tha Michael Jordan, kurse Winston Churchill tha: “Kurajo do të thotë të shkosh nga një dështim në tjetrin, pa humbur entuziazmin.”

“Dështimi s’është gjë tjetër veçse një mundësi për t’a nisur nga e para, por këtë rradhë me më shumë mençuri” thoshte Henry Ford.

Porosi: “T’ju qëndrojmë besnik këtyre konditave. T’i bëjmë pjesë të përditshmërisë sonë dhe të jetojmë me ta, dhe besnikërisë sonë ndaj tyre, ata do t’i përgjigjen në mënyrë reciproke, duke na dhuruar diç abstrakte por jetësuese, që quhet “sukses.””

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button