Qendra e zhytësve “Amfora” paralajmëron se Liqeni i Ohrit është plot me mbeturina nga katër lumenj (Galeri)

Qendra e zhytjes “Amfora” realizoi me sukses projektin “Eko patrullë nënujore”, qëllimi i të cilit ishte të zbulojë prurjet e lumenjve përmes të cilëve Liqeni i Ohrit është më i ndotur nga mbeturinat e ngurta. Në të u përfshinë katër lumenj: Çerava, Grashnica, Daljan dhe Sateska, njofton Portalb.mk.

“Situata me prurjet e lumenjve në liqen është alarmante. Ky problem ka qenë prej kohësh i njohur për publikun e gjerë. Ka një sasi të madhe e mbeturinash në formën e mbetjeve ndërtimore, shisheve plastike, koshave metalike, gomave të makinave, veshjeve të ndryshme”, thonë nga “Amfora”.

This slideshow requires JavaScript.

Për shkak se mbeturinat e ngurta vijnë në një larmi formash dhe madhësish, nevojitet zgjidhje gjithëpërfshirëse për këtë problemfundamental. Ekzistojnë disa zgjidhje praktike, të cilat mund të aplikohen për prurjet. Sugjerimet e instruktorit ndërkombëtar të zhytjes Jovan Sekuloski për trajtim më të thjeshtë të këtij problemi janë:

  • Strukturë e rrjetit të grumbullimit të mbetjeve që do të zgjasë gjerësinë e grykëderdhjeve dhe më pas do të operohet nga toka ose ndonjë objekt lundrues.
  • Paketë për pastrimin e lumenjve – një zgjidhje inovative e bazuar në parimin e një rrjeti kolektor, qëllimi i të cilit është të grumbullojë mbeturina që notojnë ose janë të zhytura dhe funksionon si një digë natyrore.

Projekti i “Amforës” është financuar nga Komuna e Ohrit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button