RMV, është shpallur thirrje publike për vauçerë turizmi prej 12,000 denarësh për qytetarët me të ardhura të ulëta

Ministria e Ekonomisë sot shpalli thirrjen publike për zbatimin e masës – pushim i organizuar i punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000 denarë. Kjo thirrje do të zgjasë deri më 30 qershor dhe deri në këtë afat, të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet do të mund të aplikojnë dhe të marrin vauçerë, transmeton Portalb.mk.

Për realizimin e kësaj mase janë parashikuar 15 milion denarë.

“Vërtetimin për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara lëshohet sipas parimit “i pari vjen, i pari shërbehesh” dhe atë mund t’a shfrytëzojë vetëm punonjësi të cilit i është lëshuar, së bashku me anëtarët e familjes së tij të ngushtë të listuar në kërkesë”, informoi Ministria e Ekonomisë.

Kjo masë është pjesë e Programit për turizëm vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta 2021 dhe parashikon lëshimin e kuponëve të turizmit në vlerë prej 12,000 denarëve për persona me të ardhura të ulëta për t’i përdorur ato në objektet e kategorizuara hotelierike për akomodim (hotele) të vendosura në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut që më parë janë raportuar në Ministrinë e Ekonomisë.

“Duke pasur parasysh interesin e shtuar të qytetarëve, këtë vit ne do të vazhdojmë me masën përmes së cilës punëtorët me të ardhura të ulëta lejohen të përdorin pushimin vjetor. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes programit të Ministrisë së Ekonomisë, në vitin 2017 filloi të zbatohet kjo masë në mënyrë që të mbështetet turizmi vendor, por në të njëjtën kohë që familjet me të ardhura të ulëta të përdorin pushimet në qendrat turistike në vend”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button