Gjykata e Hagës, sot do të vendosë për apelin e Mlladiqit

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë do të vendosë sot mbi apelin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, transmeton REL.

Në këtë krim, që ka ndodhur gjatë luftës në Bosnje më 1995, forcat serbe kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Në seancën e tij të apelit në Hagë, gushtin e kaluar, Mlladiq e ka cilësuar gjykatën si një “fëmijë” të fuqive perëndimore.

Avokatët e tij kanë thënë se Mlladiq ka qenë larg Srebrenicës kur ka ndodhur masakra.

Procesi kundër Mlladiqit ka nisur më 16 maj të vitit 2012.

Aktakuza kundër tij është ngritur më 24 korrik, 1995.

Pasi ka kaluar gati 16 vjet në arrati, ai është arrestuar në Serbi më 26 maj, 2011, dhe është transferuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë më 31 maj, 2011.

Gjyqi ka nisur në vitin 2012 dhe ka zgjatur gjithsej 530 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button