Titulli manipulues fsheh se maskat në ambiente të hapura janë hequr në Shqipëri

Postimi në Facebook ka titull klikbejt (clickbait) dhe manipulon me vetëdije publikun, duke mos përmendur se cilit vend i referohet vendimi për të hequr maskat në ambiente të hapura, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë klikime. Me fjalë të tjera, postimit i mungon konteksti, dmth, qëllimisht nuk është theksuar se kjo masë është miratuar në Shqipëri, për të lënë përshtypje se bëhet fjalë për në Maqedoni, shkruan Vërtetmatësi.

Postim në Facebook e manipulon publikun se është marrë vendim për heqjen e masës për të mbajtur maska ​​mbrojtëse në ambiente të jashtme. Postimi, i cili në fakt, i referohet Shqipërisë, u publikua në kohën kur vendim i tillë ende nuk ishte marrë në vendin tonë, por u përmend si një opsion.

Postimi që po recensojmë është publikuar më 27 maj dhe përcjellë artikull me titullin: “Më në fund lajm i mirë edhe për ta: Hiqen maskat në ambiente të hapura”.

Në fjalinë e parë, artikulli vazhdon të manipulojë publikun dhe të mos zbulojë se ku hiqen maskat në ambiente të hapura, duke krijuar imazh të gabuar për lexuesit.

Komiteti teknik i ekspertëve për trajtimin e pandemisë, pas analizës së situatës epidemiologjike, vendosi të zbusë masat e vendosura për shkak të pandemisë me KOVID-19thuhet në fillim të artikullit.

Vetëm në paragrafin e dytë, teksti zbulon se vendimi i tillë është marrë në Shqipëri.

Në një deklaratë për media, një ditë pasi nuk u raportuan viktima nga koronavirusi në Shqipëri dhe numri i rasteve të reja ra ndjeshëm, Komiteti vendosi të hiqte maskat në ambiente të hapura ​​nga 1 qershori.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe, njoftoi mundësinë e heqjes së masës për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura më 24 maj.

Komisioni për Sëmundjet Infektive duhet të vendosë javën e ardhshme nëse masat e deritanishme kufizuese kundër Kovid-19 do të hiqen dhe nëse qytetarët do të duhet të mbajnë maska mbrojtëse në ambiente të hapura ​​edhe këtë verë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se nga 1 qershori është e mundur të shfuqizohet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse.

Vendimi për heqjen e maskave në Maqedoni u miratua nga Komisioni për Sëmundje Infektive më 28 maj, një ditë pas publikimit të postimit që është objekt i recensimit tonë, dhe ministri Filipçe informoi për këtë në profilin e tij në Facebook.

Nga 1 qershori, maskat mbrojtëse nuk do të jenë të detyrueshme në ambiente të hapura ndërsa në të gjitha vendet e mbyllura, transportin publik dhe kudo që distanca e rekomanduar nuk mund të mbahet mbetet e detyrueshme, është një nga vendimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, shkroi në profilin e tij në Facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai shtoi se ora policore të mbetet në fuqi, është njëri prej vendimeve.

Shtabi i Përgjithshëm i Koordinimit të Krizave të Qeverisë në një takim (të mbajtur më 31.05.2021) shqyrtoi dhe konfirmoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për lehtësimin e masave për mbrojtje kundër Kovid-19 dhe i propozoi ato për miratim përfundimtar në seancë qeveritare më 01.06.2021. Vetëm pasi këto masa u konfirmuan nga Qeveria, ato hynë në fuqi.

Nga kjo mund të përfundohet se postimi ka titull klikbejt (clickbait) dhe ai manipulon me vetëdije publikun, duke mos përmendur se cilit vend i referohet vendimi për heqjen e maskave në ambiente të hapura, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë klikime. Me fjalë të tjera, postimit i mungon konteksti, dmth do të ishte mirë të theksohej në të se kjo masë u miratua në Shqipëri. Ka njerëz që lexojnë vetëm titujt ose njoftimet e postimeve, kështu që ata mund të keqinformohen se ky vendim vlen për Maqedoninë dhe kështu rrezikojnë të ndëshkohen për mos mbajtjen e maskës jashtë, veçanërisht pasi që kjo masë nuk është hequr ende zyrtarisht tek ne (deri në momentin kur janë publikuar këto përmbajtje).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button