RMV, punonjësit shëndetësor fituan bileta për EURO2020

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) Muamed Sejdini sot të punësuarve nga Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ua dorëzoi biletat për Kampionatin Evropian, të cilët të organizuar do t’i ndjekin ndeshjet e reprezentacionit të Maqedonisë në EURO2020, njofton Portalb.

Punonjësit shëndetësor ishin në grupin prioritar të personave, të cilët në mënyrë elektronike kanë aplikuar përmes FFM-sëpër blerje të biletave për EURO2020, ndërsa në mënyrë plotësuese, personelit mjekësor përmes Ministrisë së Shëndetëisë do t’u mundësohen bileta për ndeshjet e reprezentacionit të Maqedonisë.

“Gjatë dy viteve të fundit, thjeshtë, jetonim në kohë dhe momente të cilat na kujtojnë se shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm. E kam të qartë se kjo është e paktë, por ndjejë nevojë që personeli mjekësor në mënyrë modeste t}ua kthejmë për sakrificën dhe mundin që e investojnë të na mbrojnë të gjithë ne. T’ua shfaqim respektit tonë për punën e tyre dhe të dëshmojmë se jemi shoqëri që vlerëson vlera të vërteta, deklaroi kryetari i FFM-së Sejdini në takimin e sotëm me të punësuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile.

Në emër të punonjësve shëndetësor, kryeinfermierja e Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje febrile Gabriella Temellkovska shprehu falënderim deri te FFM, duke vlerësuar se bëhet fjalë për “gjest të madh dinjitoz për respekt”.

“I jemi falënderues Federatës, si dhe për mbështetjen të cilën futbollistët dhe sportistët e kanë shfaqur për punonjësit shëndetësor në periudhën e kaluar. Një pjesë e të punësuarve në klinikën tonë të organizuar do të udhëtojnë në Bukuresht dhe me gjithë zemër do t’a mbështesin reprezentacionin e Maqedonisë. Kjo është mënyrë që edhe ne t’ua kthejmë për mbështetjen të cilën neve na e dhanë futbollistët në periudhë tejet të vështirë për të gjithë”, theksoi Temellkovska pas pritjes në selinë e FFM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button