Paratici mendon për Tottenhamin, synon afrimin e dy futbollistëve të Juves

Në pritje për t’u zyrtarizuar si drejtor teknik i Tottenhamit, Fabio Paratici ka nisur që tani të mendojë për klubin londinez dhe po liston në bllokun e tij emrat e futbollistëve që synon të afrojë gjatë sezonit të merkatos, raporton SS.

Çështja e parë për t’u zgjidhur është ajo e trajnerit dhe pas ndërprerjes së negociatave me Antonio Conten, “Spurs”-at kanë përqendruar vëmendjen te tekniku holandez i Ajaxit, Eric ten Hag, me të cilin bisedimet po shkojnë drejt finalizimit.

Sa i përket organikës, ëndrra e Paraticit është të marrë me vete në Londër sulmuesin argjentinas Paulo Dybala, që vështirë se do të lëshohet nga Massimiliano Allegri, ndërsa në listën e ish drejtuesit bardhezi janë edhe Leonardo Bonucci e Dejan Kulusevski.

Mbrojtësi nuk shihet si i pazëvendësueshëm nga Allegri, pasi të dy kanë pasur edhe probleme disa vite më parë, ndërsa Tottenham është i interesuar të afrojë një futbollist me eksperiencë në repartin e prapavijës.

Sa i përket Kulusevskit, ka qenë pikërisht Paratici ai që ka bërë gjithçka për ta marrë te Juventusi një vit e gjysmë më parë kur shkëlqente me Parmën, por eksperienca e suedezit te bardhezinjtë nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive.

Allegri dëshiron t’i japë edhe një shans këtë sezon, me një tjetër skemë në fushën e lojës, megjithatë situata ekonomike aspak e mirë te Juventusi, mund të bëjë që bardhezinjtë të mirëpresin ofertat në drejtim të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button