Në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar mbi 247 mijë qytetarë, thuajse gjysma me njërin lloj të vaksinës

Në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar deri të dielën 247 157 qytetare së paku me një dozë të vaksinës, duke përdorur kryesisht vaksinën kineze Sinopharm, transmeton Portalb.mk.

“Deri më 6 qershor, janë vaksinuar 247 157 qytetarë së paku me një dozë të vaksinës kundër Kovid-19, ndërsa plotësisht janë vaksinuar 143 117 persona”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar që 103 mijë janë me vaksinën Sinopharm, 22 mijë me Sputnik, 17 mijë me Pfizer/Biontech dhe 32 me AstraZeneca.

Deri më tani janë përdorur 251 705 doza Sinopharm, 60 526 doza Pfizer/Biontech, 45 168 doza Sputnik, 32 875 doza Astra Zeneca.

Raportohet që javën e fundit janë regjistruar 13 vdekje të pacientëve me Kovid10, nëntë prej të cilëve në moshën mbi 60 vjeç.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe njoftoi se Turqia do t’i dhurojë vendit 30 mijë vaksina Sinovac. Këtë informacion ministri Filipçe e njoftoi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, gjatë vizitës së djeshme në Republikën e Turqisë. Ndërkohë, kryeministri Zaev tha se këto vaksina duhet të arrijnë në afat prej 7-10 ditësh.

Gjithashtu, ministri Filipçe njoftoi që brenda javës pritet të arrijnë 500 mijë dozat e vaksinave kineze “Sinovac”, derisa ende nuk ka informacione për vaksinat ruse Sputnik V, ndërsa për vaksinat Pfizer deklaroi se vendi do të vazhdojë të pranojë çdo të hënë mijëra doza nga kjo vaksinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button