Nesër vendoset për burgimin e përjetshëm të ish-gjeneralit të forcave serbe, Ratko Mlladiç

Një vendim pritet të merret të martën në Gjykatën e Hagës, lidhur me apelin e ish-gjeneralit të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, kundër dënimit me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit gjatë luftërave të viteve ‘90, transmeton EN.

Ratko Mlladiç, 78 vjeç, po shlyen dënimin pasi u shpall fajtor për organizimin e masakrës së 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995 dhe për sulmimin dhe vrasjen e civilëve gjatë pushtimit 43-mujor të Sarajevës.

Vrasjet në Srebrenicë u kryen atëherë kur burrat dhe djemtë u ndanë nga gratë dhe u morën me autobusë, ose kur marshuan deri në vendin ku u ekzekutuan, në një nga masakrat më të rënda të Evropës që prej Luftës së Dytë Botërore.

Gjyqtarët e çështjes e shpallën Mlladiç përgjegjës për disa masakra ndaj myslimanëve boshnjakë dhe për “spastrim etnik”, në kuadër të planit për krijimin e një Serbie të madhe në territoret e Jugosllavisë, së bashku me liderin e serbëve të BosnjësRadovan Karaxhiç dhe nën udhëheqjen e liderit të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button