Hulumtimi i UNICEF-it: 80% e prindërve vlerësojnë lartë mësimin online

Janë dhënë nota pozitive për mësimin online nga prindërit e anketuar në hulumtimin e UNICEF-it të kryer nga 1793 prindër. Deri në 55% të prindërve të anketuar të fëmijëve që ndoqën mësimin në distancë të njëjtën e vlerësojnë me “pesë” ose shkëlqyeshëm, ndërsa 25% e vlerësojnë me “katër” ose shumë mirë.

“Hulumtimet tregojnë se perceptimi i prindërve është se mësimi në internet është përmirësuar ndjeshëm këtë vit shkollor në krahasim me vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga hulumtimi me prindërit, mund të konstatohet se ka përparim më të madh për sa i përket organizimit të mësimdhënies dhe cilësisë, në krahasim me vitin e kaluar. Këtë vit, rreth 45% e prindërve të anketuar thanë se fëmijët e tyre, nuk përballen me vështirësi të mëdha në organizimin e të mësuarit në internet, ndërsa vitin e kaluar vetëm 19% u përgjigjën në këtë mënyrë. Përveç kësaj , vërehen trende pozitive në të gjitha pyetjet në lidhje me mësimdhënien, kështu që vetëm 14% thanë se “mësimdhënësit u japin shumë detyra nxënësve” në krahasim me vitin e kaluar, nga të cilët 29% u përgjigjën në këtë mënyrë”, informojnë nga MASH.

Vetëm 12% e prindërve thanë se nuk morën informata të mjaftueshme nga mësimdhënësit për përparimin e fëmijëve të tyre në krahasim me vitin e kaluar ku 22% e vërtetuan këtë. Pastaj vetëm 4% thanë që organizimi i shkollës ishte kaotik, ndërsa vitin e kaluar çdo i pesti prind mendonte kështu, ndërsa këtë vit vetëm 2% thanë që mësimdhënësit nuk kanë bërë ndonjë test të njohurive krahasuar me vitin e kaluar shkollor ku 12% e vërtetuan këtë.

ë pyetjen, “Sa jeni të kënaqur në përgjithësi me mbështetjen që fëmija juaj ka marrë nga shkolla dhe mësimdhënësit ,përderisa mëson nga shtëpia?”, 61% e prindërve të anketuar thanë se ishin shumë të kënaqur ose mjaftueshëm, që është qëndrim dukshëm më pozitiv në krahasim me vitin e kaluar nga të cilët 42% e vërtetuan këtë.

Prindërit janë shumë të kënaqur nga mësimdhënësit dhe mënyra se si ata punuan me fëmijët e tyre. 70% mësimdhënësit i vlerësuan me notë të lartë- me “pesë” kurse 19% të tjerë me “katër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button