Komuna e Çairit filloi rikonstruimin e ujësjellësit dhe kanalizimit

Kryetari Komunës së Çairit, Visar Ganiu deklaroi sot se, janë siguruar mbi 1 milion euro për lagjen Seravë, përmes alokimit të mjeteve të TAV, me të cilat brenda 3-4 muajve do të rikonstruohet tërësisht rrjeti i ujësjellësit dhe i kanalizimit fekal edhe në shumë rrugë të tjera të kësaj lagje, ku jetojnë mbi 20 mijë banorë, raporton Portalb.mk.

Ganiu, bashkë me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot shënuan fillimin e punimeve për rikonstruimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit në katër rrugë të lagjes Seravë : “Jahja Pasha” (“Sollunska”) dhe degëzimet e saj, në gjatësi prej 335 metrash; “Kovaçka”, në gjatësi prej 215 metrash; “Rifat Burxheviq”,  në gjatësi prej 275 metrash dhe rruga “Kumbara” me degëzime, në gjatësi prej 160 metrash.

Për rikonstruimin e këtyre rrugëve Komuna e Çairit nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar mjete që kapin shumën prej mbi 300.000 eurosh.

Kujtojmë, se Portalb.mk më herët ka raportuar për problemet me të cilat përballen banorët e lagjes Seravë, si pasojë e mungesës së kanalizimin.

Mungesa e kanalizimit u ka shkaktuar probleme të mëdha qytetarëve, veçanërisht gjatë reshjeve të shiut, duke shkaktuar shumë herë vërshime nëpër rrugët dhe shtëpitë e qytetarëve, duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button