VMRO – DPMNE prej nesër do të bllokojë udhëkryqe në Shkup dhe në 10 qytete të tjera

Partia më e madhe opozitare VMRO – DPMNE prej nesër do të fillojë me bllokadë të udhëkryqeve në Shkup dhe në 10 qytete të tjera në vend. Bllokadat do të zgjasin çdo ditë prej orës 15 deri në 17, paralajmëruan nga kjo parti, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup do të bllokojnë udhëkryqet te Mavrovasja, Kuvendi dhe te ndërtesa e ish “Nova Makedonija” dhe opinioni do të informohet çdo ditë për protestat, u tha në brifingun e sotëm të partisë.

Nëpërmjet bllokadës, partia opozitare dëshiron ta detyrojë pushtetin që të tregojë publikisht se për çfarë negocion me Bullgarinë dhe çfarë lëshime ofrohen. Nga Qeveria kërkohet që publikisht të publikojë dokumentin, të a.q udhërrëfyes për të cilin, siç u tha në brifing, ka negociuar me Sofjen kryeministrin Zoran Zaev dhe i dërguari special i Qeverisë për Bullgarisë, Vllado Buçkovski.

Nga VMRO – DPMNE thanë se, nëse nuk pranohet kërkesa që ka të bëjë me “udhërrëfyesin”, do të organizohen protesta të tjera edhe më të mëdha, si dhe një sërë aktivitetesh të tjera në organizim të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button