U vu gur themeli i garazhës ‘Mall ring’

Filluan punimet ndërtimore të garazhës në kate pranë muzeut të Holokaustit në Shkup.

Punimet siç paralajmërojnë autoritetet duhet të përfundojnë për dy vjet, dhe do të sigurohen 169 vende të reja parkimi si një nga lokacionet më të frekuentuara të pjesës qendrore të Shkupit.

Garazhi në kate zë hapësire prej 10.037 metër katrorë, ndërsa në këtë projekt Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër investojnë 237.190.000 denarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button