RMV, prej nesër fillon subvencionimi për instalimin e gazit në vetura

Prej nesër, qytetarët do të mund të aplikojnë për subvencione për instalimin e gazit në automjete. Sipas njoftimit të ministrit të Ekonomisë, të gjithë qytetarët që do të instalojnë këtë lloj pajisje në automjetet e tyre nga nesër do të mund të ushtrojnë të drejtën e kthimit prej 50 për qind të fondeve për instalimin e pajisjes me gaz, por jo më shumë se 18.000 denarë, gjegjësisht 300 euro, njofton Portalb.mk.

Për këtë masë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë janë paraparë 11 milion denarë, përkatësisht do të ketë para për rreth 600 qytetarë.

“Kjo masë, e cila del nga Ligji për automjete motorike, i referohet dy fushave të rëndësishme, pikërisht trafikut dhe ekologjisë dhe janë rezultat i kërkesave të qytetarëve. Qëllimi kryesor është zvogëlimi i ndotjes së ajrit nga automjetet. Konkursi do të zgjasë saktësisht 60 ditë nga dita e botimit dhe do të zhvillohet sipas parimit ‘I pari vjen, i pari shërbehesh’. Rikthimi i një pjese të shpenzimeve do të bëhet vetëm për një automjet në familje. Ky është konfirmim se ne po punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë dhe më të gjelbër përmes miratimit të një agjende të gjelbër si shoqëri dhe si qeveri”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Kjo masë për herë të parë u zbatua në vitin 2019 kur u subvencionuan 731 qytetarë të cilët instaluan pajisje të tilla në automjetet e tyre. Vitin e kaluar, si rezultat i pandemisë dhe rialokimit të fondeve të parashikuara për këtë masë për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë më të prekura nga kriza, kjo masë nuk u zbatua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button