RMV, nuk ka termine të reja për imunizim, priten vaksinat nga Kina

Nuk ka termine të reja për dozën e parë të vaksinës kundër kovid-19. Gjithmonë e më tepër është i vogël numri i qytetarëve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër kovid-19. Ministria e Shëndetësisë dje informoi se të shtunën, dozën e parë e kanë pranuar vetëm 1,255 qytetarë, kurse po atë ditë, gjithsej janë vaksinuat 14,282 qytetarë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë vaksinuar gjithsej 245,413 qytetarë. Ndërkohë, janë aplikuat gjithsej 384,466 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuat 139,053 qytetarë, transmeton Portalb.mk.

Nuk ka termine të reja për qytetarët që janë regjistruar në vakcinacija.mk pas 30 prillit. Të gjithë ata që deri atëherë ishin paraqitur, morën dozën e parë dhe këtë javë presin rivaksinimin, por nuk ka termine të reja për të tjerët që janë regjistruar më vonë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili ishte në vizitë me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi se Turqia do të na dhurojë 30,000 vaksina nga prodhuesit kinez Sinovak, por nuk përcaktoi se kur do të mbërrijë donacioni.

Filipçe, javën e kaluar përsëriti disa herë se këtë javë, nga 7 qershori e tutje, në Maqedoni duhet të arrijnë 500,000 vaksina të tjera nga ky prodhues.

Paraprakisht, Bullgaria dhe Greqia njoftuan se do të dhurojnë vaksina për imunizim masiv të popullsisë, por edhe ata nuk treguan një datë se kur do të arrijnë vaksinat.

“Çdo të hënë, arrijnë sasi të reja të Pfizerit, ndërsa këtë javë presim 50,000 vaksina nga Bullgaria dhe 20,000 nga Greqia, të cilat mund të jenë nga AstraZeneka. Nuk kemi datë të saktë se kur do të mbërrijnë 500,000 vaksina nga ‘Sinovak’, të cilat u njoftuan për fillimin e qershorit”, tha Filipçe në stërvitjen ushtarake “Goditja vendimtare 21” në Krivollak.

Për shkak të mungesës së vaksinave, qytetarë të Maqedonisë kaluan përsëri kufirin këtë fundjavë dhe shkuan në Serbinë fqinje, në pikat e vaksinimit Vranjë ose Nish, të cilat, përveç për qytetarët e Maqedonisë, ishin të hapura për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Këtë fundjavë, sipas mediave serbe, deri tani atje pa pagesë janë vaksinuar më shumë se 2,000 persona. Më shumë se 750 qytetarë të Maqedonisë gjatë fundjavës udhëtuan në Vranjë për të marrë dozën e parë të vaksinës, njoftuan nga qendra e atjeshme shëndetësore. Deri më tani, në këtë qytet janë vaksinuar 1,105 qytetarë të Maqedonisë, disa prej tyre paranuarn dozën e dytë.

Filipçe tha se në një bisedë me ministrin serb të Shëndetësisë Zllatibor Lonçar, do të merren vesh për pikë vaksinimi që do të jetë afër kufirit maqedono-serb, me shumë gjasa Vranjë ose Nish, dhe atje qytetarët e Maqedonisë do të marrin dozën e dytë të “Astra-Zeneka-s” . Maqedonia mbetet në qëndrimin se kjo vaksinë nuk duhet t’u jepet personave nën 60 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155,417, numri i të shëruarve është 149,292, ndërsa i të vdekurve 5,455.

Numri i rasteve aktive me kovid-19 në vend, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, dje është ulur në 670, ndërsa ishin regjistruar vetëm 10 të infektuar nga 2,825 teste.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitale në të gjithë vendin është 126 dhe ka rreth 500 shtretër të lirë në qendrat kovid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button