Pakistan, të paktën 30 të vdekur nga përplasja e dy trenave

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave në zonën jugore të Pakistanit, kanë thënë zyrtarët.

Gul Hassan, zyrtar për hekurudha në qytetin e Karaçit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se hetimet kanë nisur për të kuptuar se si ka ndodhur ky rast, transmeton REL.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta dhe dhjetëra prej tyre besohet se janë në gjendje kritike.

Ekipet e shpëtimit kanë bërë thirrje për pajisje speciale për të arritur te personat që kanë mbetur nën trena.

“Zona është larg dhe për ketë arsye jemi duke u përballur me vështirësi në procesin e shpëtimit”, ka thënë një zyrtar për hekurudha, duke thënë se të paktën gjashtë vagonë janë shkatërruar.

Kryeministri Imran Khan ka thënë se është i “shokuar” nga aksidenti, dhe ka premtuar hetim të plotë.

Pakistani është përballur me një numër aksidentesh të tilla në vitet e fundit.

Qytetarët e këtij vendi udhëtojnë shumë shpesh me trena.

Vagonët janë shpesh të mbingarkuar dhe shumë prej trenave nuk kanë kushte të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button