RTS: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të vaksinohen në Vranje edhe pa termin

Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut u lejohet vaksinimi në Vranjë pa caktuar termin paraprakisht. Gjithçka që kërkohet është letërnjoftim i vlefshëm – pasportë apo letërnjoftim, raporton RTS, transmeton Portalb.mk.

Sipas këtij mediumi, në vaksinim në Vranjë shkojmë persona nga të gjitha pjesët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa më shumë nga Shkupi dhe Kumanova, si dhe gjithë familje.

Më sallën sportive më Vranjë sot janë vaksinuar 353 persona, prej të cilëve 274 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Në anketën e RTS, qytetarët maqedonas deklaruan se kanë ardhur familjar edhe përkrah terminit të caktuar më Shkup, si dhe se të rinjtë ende nuk janë thirrur për vaksinim.

“Sot kemi pasur grup të madh dhe ata ishin kryesisht të rinj, të cilët me siguri në vendin e tyre do ta merrnin shumë më vonë. Të gjithë janë shumë të kënaqur, të lumtur dhe falënderues”, deklaroi Liljana Antiq, drejtoreshë e shtëpisë së shëndetit në Vranjë.

Mbrëmë RTS, kumtoi se gjatë kohës së fundjavës janë paraqitur 753 qytetarë maqedonas për vaksinim në Vranje, të cilët do të vaksinohen me “Pfizer”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button