Ka ndërruar jetë James Pardew, i cili para 20 viteve ndërmjetësoi për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit

Ish ambasadori amerikan në administratën e Clintonit dhe Bushit dhe agjent i inteligjencës së armatës amerikane, James Pardew ka ndërruar jetë të mërkurën. Ai ka pasur 77 vjeç, ndërsa arsyeja e vdekjes së tij nuk është publikuar, shkruan Arcansas online, transmeton Portalb.mk.

Ai ka lindur në Memphis, ndërsa është rritur në Arcansas, ku edhe ka diplomuar në universitetin shtetëror. Pas diplomimit, ai ka kaluar 28 vjet si agjent i armatës. Në vitin 1997 presidenti Bill Clinton e emëroi Pardew si përfaqësues për stabilizim ushtarak në Ballkan, ndërsa presidenti George Bush e emëroi si ambasador në Bullgari në vitin 2002, ku ka qëndruar deri në 2005.

Gjatë krizës së 2001 në vendin tonë, Pardew si përfaqësues i SHBA-së, ishte njëri nga dy ndërmejtësuesit ndërkombëtar për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

Në muajt e fundit, Pardew si njohës i mirë i zhvillimeve politike në Shkup dhe Sofje, ka komentuar shpesh raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Maqedonia e Veriut është shtet sovran dhe nuk duhet më të shqetësohet apo komandohet”, deklaroi Pardew në janar të këtij viti, duke theksuar se kontesti mes Shkupit dhe Sofjes është zhgënjim i madh për Washingtonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button