RMV, Oda e Hotelerisë me regjistër të posaçëm për organizmin e dasmave, që të mos ketë keqkuptime me inspektorët

Oda e Pavarur e Hotelerisë ka përgatitur regjistër të posaçëm për objektet hotelerike që organizojnë dasma dhe ahengje, ku ata mund të regjistrohen falas dhe të paraqesin ahengje, derisa Qeveria dhe institucionet tjera nuk gjejnë zgjidhje shtesë ligjore apo ndryshojnë protokollet për ahengje dhe dasma, transmeton Portalb.mk.

Regjistri i posaçëm është publikuar më 1 qershor në gazetën zyrtare.

“Me qëllim që t’i dalim në ndihmë të gjitha paraqitjeve telefonike dhe korrespodencat për nevojat e gastronomëve që të regjistrojnë dhe paraqesin ahengjet që i organizojnë në objektet e tyre dhe t’u mundësojmë që të mund në mënyrë institucionale t’i plotësojnë të gjitha pikat e protokolleve për organizim, OPH formoi regjistër të posaçëm për dasma/ahengje dhe festa për të gjithë gastronomët dhe objektet e hotelerisë, si dhe institucione shtetërore, oda, shoqata”, njoftojë nga OPH.

Qëllimi është që të shmangen keqkuptimet që do të mundeshin të ndodhin me inspektorët në rast të kontrollit gjatë kohës së organizimit të ahengjeve, si dhe të evidentohet dhe dallohen të pranishmit që nuk janë mysafirë dhe janë persona të angazhuar dhe kompani për realizimin e ahengut. Me paraqitje në regjistrin, gastronomët i tejkalojnë situatat që të dënohen ashpër dhe të mbyllen në rast të kontrollit nga ISHP, për shkak të mosrespektimit të pikës 7 të protokolleve.

Nga Oda e Hotelerisë thanë se vetëm për këtë fundjave, nga miratimi i protokolleve të para për organizimin e ahengjeve, në Maqedoni organizohen apo është në rrjedh organizimi i më shumë se 100 dasmave, festave, ditëlindjeve dhe ahengjeve të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button