Zaev për paralajmërimin e Ahmetit se do të bëhen parti e gjelbër: Më vjen mirë që BDI rrumbullakësoi agjendën etnike

Më vjen mirë që partia më e madhe shqiptare rrumbullakësoi agjendën etnike dhe flet për qytetarët, tha kryeministri Zoran Zaev, pasi dje BDI paralajmëroi se do të bëhen parti e gjelbër, transmeton Portalb.mk.

Zaev tha se prioritet i kësaj qeveria janë projektet e gjelbra dhe problemet e qytetarëve dhe është mirë që ajo është vërejtur edhe nga partia më e madhe shqiptare.

“Kur politikanët dalin publikisht dhe e japin fjalën e tyre atëherë ajo do të thotë betim para qytetarëve dhe obligim që ai të përmbushet. Mua më vjen mirë që sot mund të komentoj se partia më e madhe shqiptare rrumbullakëson agjendën etnike dhe se flasim për qytetarët. Mjaft ishte shqiptarë, maqedonas, serb, turq, vlleh, kemi qytetarë. Dua ta përshëndes këtë hap, sepse vjen nga partia më e madhe shqiptare qeveritare”, tha Zaev duke iu përgjigjur gazetarëve gjatë një aktivitete në rrugën Kavadar – Drenovë.

Bashkimi Demokratik për Integrim në përvjetorin e themelimi të saj u pozicionua deklarativisht si parti e gjelbër në konferencën e djeshme për media. Kryetar i partisë, Ali Ahmeti për përfaqësimin e politikave të gjelbra mori shembull Greta Tunden, si dhe kohën e rinisë së tij kur lumenjtë ishin të pastra e të pijshëm, ndërsa tash theksoi që janë të ndotura dhe të rrezikshme për shëndetin.

“Pas miratimit të pjesës normative Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe zbatimit të përditshëm të saj, reformave thelbësore, anëtarësimit në NATO dhe vulosjes së të ardhmes evropiane, ka ardhur kohë që BDI të fokusohet tërësish në cilësinë e të jetuarit, kushteve të jetesës së përditshme, zhvillimin, arsimin dhe shëndetësinë cilësore, drejtësi joselektive, digjitalizimin, politikat sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe mjedisin jetësor”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button