Asnjë kufizim për ata që vizitojnë Shqipërinë

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të largojë kufizimet gjatë hyrjes në Shqipëri gjatë sezonit turistik, duke llogaritur edhe gjendjen e përmirësuar epidemiologjike që gjendet në Shqipëri, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë”, raportojnë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke publikuar edhe Protokollin në faqen e tyre.

Në Shqipëri, janë vetëm 323 raste aktive me virusin korona, derisa brenda 24 orëve nga 2 919 testime, pozitiv rezultojnë 12 raste, kurse asnjë viktimë nuk regjistrohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button