fbpx

Në Strugë nuk ka asgjë  për t’u prishur, vlerësoi Merko i cili nuk e di se çka është agjenda e gjelbër e Ahmetit

Ramiz Merko, kryetari i Komunës së Strugës nga radhët e BDI-së, vazhdon të këmbëngulë se në qytet nuk ka ndërtime të egra, ndërkohë nuk ka njohuri për agjendën e gjelbër të prezantuar së fundmi nga kryetari i partisë së tij, Ali Ahmeti, transmeton Portalb.mk.

“Hapur ju them, gjithmonë ju kam thënë që institucioni në diçka që nuk e kemi. Tjetër, nuk e di cila është agjenda e BDI-së në këtë këndvështrim. Nuk më kanë informuar, nuk kemi asnjë informatë”, deklaroi Merko për A1on, duke vlerësuar se nuk ka asgjë për të prishur në Strugë, edhe pas paralajmërimeve të BDI-së për ndjekjen e politikave për ekologji dhe cilësi të jetës.

Merko ngelet me qëndrimin se qyteti nuk ka ndërtime të egra për t’u rrënuar, dhe në atë mënyrë të jepet kontribut në ruajtjen e statusit të UNESKO-s, dhe me këtë edhe drejt mjedisit jetësor të shëndetshëm, si një koncept i ri i partisë së tij. Ai nuk e di si koncepti i BDI-së do të realizohet në Strugë.

Në radhët e partisë së Ahmetit është edhe biznesmeni Nefi Useini nga Ohri, i cili tani posedon dy ndërtime të egra në rajonin e Ohrit, ku ka qenë këshilltar komunal. Useini është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzonte t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është i njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti me profesorin Iljaz Iljazi.

Ndryshe, heqje të objekteve të paligjshme përgjatë bregut të liqenit të Ohrit dhe në zonën e mbrojtur të qytetit, ndalesë e plotë për ndërtim, harmonizim të planeve urbanistike me Planin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit, mbrojtje të arkitekturës së vjetër të qytetit, heqje të e pajisjeve urbane rreth monumenteve të qytetit dhe kolektorëve diellorë nga shtëpitë e Qytetit të Vjetër. Këto janë vetëm disa nga vërejtjet e shënuara në Raportin më të ri të UNESCO-s. Raporti për trashëgiminë e mbrojtur natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit është dorëzuar te institucionet në vend, ndërsa Komuna e Ohrit pritet nesër ta pranojë të njëjtin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button