Zaev të tërhiqet nga tradhtia e radhës, kërkojnë nga opozita, të cilët fajësohen nga LSDM-ja për prishje të interesit shtetëror

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Zoran Zaev në lidhje me negociatat me Bullgarinë, duke vlerësuar se po bëhet tradhtia e radhës nga pushteti, derisa LSDM-ja theksojnë që pikërisht lideri i opozitës, Hristijan Mickoski po e dëmton pozicionin shtetëror me gënjeshtra, transmeton Portalb.mk.

“Zaevi të tërhiqet nga tradhtia e re kombëtare me Bullgarinë, populli nuk do të pranojë tërheqjen nga gjuha, historia dhe identiteti”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE, duke kërkuar që Zaev të publikojë marrëveshjen me Bullgarinë.

Ata vlerësojnë se kryeministri Zaev po e minon pozicionin e Maqedonisë në negociatat me bullgarinë, me deklarata se maqedonasit dhe bullgarët kanë histori të njëjtë.

Në lidhje me këto qëndrime, ka reaguar partia e Zoran Zaevit, LSDM-ja.

“Hristijan Mickoski plasoi gënjeshtra të renda në publik dhe  minon pozicionet tona shtetëror gjithmonë kur shteti gjendet në një periudhë që është e vlefshme për eurointegrimet tona, për të ardhmen tonë”, deklarojnë nga LSDM-ja.

LSDM-ja shprehet e bindur që në negociata nuk është folur për gjuhën dhe identitetin maqedonas, por as nuk do të flitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button