Donald Trump akuzoi Faucin në lidhje me origjinën e koronavirusit

Ish Presidenti i SHBA-së  Donald Trump vazhdon të akuzojë Kinën për origjinën e koronavirusit duke kërkuar edhe 10 trilionë dollarë për dëmet e shkaktuara nga pandemia.Sigurisht, që nuk kanë munguar akuzat kundrejt epidemiologut kryesor amerikan Anthony Fauci, duke  i kërkuar atij të tregojë gjithçka në lidhje me Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Sipas disa mediave amerikane, ekzistojnë disa e-maile në të cilat Fauci ka komunikuar me Institutin e Virologjisë Wuhan. Fauci ishte “shënjestra” e preferuar e konservatorëve gjatë gjithë pandemisë, për shkak të deklaratave të tij në lidhje me distancimin shoqëror dhe përdorimin e maskave.

Por ai u kritikua gjerësisht për pikëpamjet e tij mbi menaxhimin e pandemisë, pasi ai kishte deklaruar kategorikisht se ishte kundër, ndër të tjera, për mbylljen e kufirit, por ishte ai që më vonë sugjeroi mbylljen e tyre, raporton abcnews.al.

Në veçanti, republikanët pretendojnë se Fauci ishte në dijeni se koronavirusi kishte dalë nga një laborator në Kinë.  Në fakt, ata pretendojnë se Fauci dhe shkencëtarët kinezë komunikuan me njëri-tjetrin gjatë periudhës kur ai këmbëngulte në deklaratat e tij publike se sëmundja lindi përmes transmetimit të virusit nga një kafshë  tek njerëzit.

Më 18 Prill, 2020, Fauci me sa duket mori një e-mail nga kreu i një ekipi hulumtues që punon me laboratorin e Wuhan duke e falënderuar  se ai nuk e kishte mbështetur teorinë se virusi kishte dalë nga një laborator.

Kështu që Trump provokoi epidemiologun Anthony Fauci duke i kërkuar që të zbulonte gjithçka që dinte për laboratorin dhe origjinën e virusit.

“Ka shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje nga Fauci,” tha ai.

Nga ana e tij, Fauci tha se emailet e siguruara nga Buzzfeed News dhe Washington Post  nuk janë marrë parasysh.

“Siç e thashë në fillim, dhe siç besoj edhe sot e kësaj dite,  mundësia që virusi të ketë origjinën nga një kafshë është më realja. Sidoqoftë, unë gjithmonë i kam pritur edhe sugjerimet e tjera, theksoi ai.

Pasiguria në lidhje me origjinën e pandemisë ka krijuar shumë skenarë për mënyrën se si virusi u përhap në të vërtetë. Shkencëtarët këmbëngulin se origjina e virusit është nga kafshët e egra, ashtu si edhe rastet e tjera të koronavirusit.

Republikanët kërkojnë që Fauci të dëshmojë sërish – këtë herë para tyre, ata madje vunë në dukje se mesazhet që ai kishte shkëmbyer me shkencëtarët në laboratorin e Wuhan hodhën poshtë pretendimet e tij në fillim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button