Sara Bajrami: Dua të luaj me emocionet e mia (VIDEO)

Këtë periudhë në Teatrin Kombëtar Shqiptar të Shkupit u pranua një numër aktorësh të rinj. Një ndër ta ishte edhe Sara Bajrami, 24-vjeçarja nga Kumanova. Studimet për aktrim i kreu në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”. Për Portalb, Sara foli për dashurinë e saj ndaj profesionit të aktrimit. 

“Fillimet e mia në aktrim janë që nga shkolla e mesme. Kur isha 15-vjeçare kam luajtur në shfaqjen e parë profesionale. Më duket se unë kam lindur me këtë dashuri për këtë profesion, ngaqë nuk mbaj mend që të më ketë ardhur si ide në kokë  për ta përzgjedhur, por, e kam pasur gjithmonë në zemër që në fëmijëri.” tha Sara.

Të jesh aktor do të thotë të jesh përgjegjëse për përkthimin e ideve të një shkrimtari në një karakter të plotë. Kur u pyet Sara se cili karakter i flen më shumë, ajo tha:

“Aty ku e gjej veten më shumë është drama, tragjeditë dhe personazhet psikologjike. Dua të luaj me emocionet e mia!” u shpreh Sara.

Studentët e aktrimit, pas çdo viti akademik e kanë për detyrë të performojnë nga një rol. Kjo i përgatit ata edhe më shumë profesionalisht. Sa u përket shfaqjeve në të cilat Sara ka marrë pjesë deri më tani, ajo tha:

““Me i nda sikur me i vra” :), andaj mund të them me gojën plot se të gjitha personazhet që kam luajtur i kam luajtur me gjithë shpirt dhe jam dashuruar në to. Kam shumë, por preferoj t’i shihni veprat.” përmbylli Sara Bajrami.

Shfaqja e fundit që Sara mori pjesë ishte të premten e fundit në Teatrin e Kumanovës, me shfaqjen “Gruaja e përsosur”. Për Sarën, ky është vetëm fillimi i karrierës si aktore!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button