RMV, rinia e Aleancës për Shqiptarë në shenjë revolte për deponitë, i dhuroi mbeturina Ministrisë në Ditën e Mjedisit Jetësor

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët në Ditën Ndërkombëtarë të Mjedisit Jetësor ka shpërndarë mbeturina para objektit të Ministrisë për Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor për të shprehur pakënaqësitë në krijimin e deponimeve nëpër vendbanimet shqiptare, transmeton Portalb.mk.

“Në shenjë proteste, kemi sjellë sot para Ministrisë së Ambientit sasi simbolike të mbeturinave që janë pikërisht pasojë e keqmenaxhimit të tyre nga ana e këtij institucioni. Qytetarët këto pamje dhe këtë erë e durojnë çdo ditë. Shpresojmë që zotërinjtë e pushtetit ta durojnë të paktën një ditë dhe kjo aromë e kjo pamje t’i kthjellë dhe të reflektojnë urgjentisht”, deklarojnë nga opozita.

Ata theksojnë që thuajse në çdo komunë, veçanërisht atje ku jetojnë kryesisht shqiptarë janë formuar deponi ilegale, që shpesh herë këto deponi ndodhen në afërsi të lagjeve të banuara, të rrugëve më të frekuentuara, por edhe afër shkollave dhe çerdheve.

Ndryshe, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore sot theksoi që kjo ditë është arsye për t’iu gëzuar mjedisit tonë të shëndetshëm, por edhe për të kujtuar se secili prej nesh ka rolin e vet për të ruajtur atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button