RMV, Ministria në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit Jetësor përkujtoi që çdo qytetar ka rolin e vet në ruajtjen e natyrës

Përtëritja e ekosistemeve” vlerësohet nga Ministria e Mjedisit Jetësore dhe Planifikit Hëpsiron në Maqedoninë e Veriut si një projekt i Kombeve të Bashkuara përmes së cilës do të tentohet ulja e ngrohjes globale nën 2oC, transmeton Portalb.mk.

“Sot fillon Dekada e Kombeve të Bashkuara me temë “Përtëritja e ekosistemeve“. Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor (UNEP), përtëritja e ekosistemeve dhe gjetja e zgjidhjeve natyrore mund të ndihmojë që ngrohja globale të jetë nën 2°C deri në vitin 2030, duke ju ndihmuar ekonomive dhe shoqërive të përshtaten me ndryshimet klimatike”, deklarojnë nga ministria.

Ministria theksoi që kjo ditë është arsye për t’iu gëzuar mjedisit tonë të shëndetshëm, por edhe për të kujtuar se secili prej nesh ka rolin e vet për të ruajtur atë.

“Konsideroj se na duhen përpjekje të përbashkëta jo vetëm nga qeveritë, por edhe nga kompanitë dhe qytetarët për t’u bërë brezi që do të bëjë paqe me natyrën. “Duke përdorur transportin që nuk është i dëmshëm për ajrin dhe duke shmangur paketimin për përdorim të njëhershëm, ne mund të bëhemi pjesë e zgjidhjes,” tha ministri Naser Nuredini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button