Po zvogëlohet numri i pacientëve të pranuar në qendrat për kovid në Maqedoninë e Veriut, spitalet po mbyllin disa pjesë për kovid

Në qendrat për kovid-19 në Maqedoninë e Veriut po vazhdon të zvogëlohet numri i pacientëve që po shërohen, por shumica e të sëmurëve janë në mbështetje të aparateve për oksigjen, transmeton Portalb.mk.

“Në qendrat e kovidit në Shkup për 24 orë janë pranuar 3 pacientë, ndërsa 51 pacientë janë duke u shëruar”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke sqaruar që 3 pacientët janë pranuar pa komplikimeve nga virusi korona.

Pacientët janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektive, ndërkohë janë liruan shtatë pacientë të shëruar. Në qendrat e kovidit në Shkup raportohet për 90 vende të lira, derisa në gjithë qendrat e Maqedonisë së Veriut ka 515 vende të lira për pranim të pacientëve, ndërsa po shërohen 134 pacientë.

“Për shkak zvogëlimit të numrit të të sëmurëve, spitalet kanë mbyllur pjesë të kapaciteteve të dedikuara për pacientët me kovid”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button