fbpx

Këta janë parregullsitë ë janë regjistruar në komunikacionin e Shkupit, vetëm në Çair u kapën 13 shoferë pa leje

Në kontrollet policore që u zhvilluan dje në komunikacion, në territorin e Shkupit u regjistruan 328 parregullësi të ndryshme, derisa në Çair 81 të tilla, për çka policia apeloi deri te qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që në Shkup nga 328 parregullsitë, 102 ishin për shkak tejkalimit të shpejtësisë, 26 pa leje për vozitje, 14 për vozitje nën ndikim të alkoolit dhe 9 për problem teknike dhe të paregjistruar. Ndërkohë, janë shqiptuar 26 dënime për shkak përdorimit të telefonit, dhe dënime tjera për këmbësorët, motoçikletat, vozitësit fillestar dhe parkim jo të rregullt.

Në Çair ishin shqiptuar  14 për shkak përdorimit të telefonit, 13 dënime për shkak vozitjes pa leje, për shkak alkoolit, pasi nuk i dhanë përparësi këmbësorëve, motoçiklistët dhe vozitësit fillestar.

Policia apeloi deri te qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit për rritjen e sigurisë në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button