RMV, rreth 4 mijë maturantë sot në testimin e gjuhës shqipe në kuadër të maturës shtetërore

Në Maqedoninë e Veriut sot u organizua testimi i 15 294 maturantëve duke filluar nga ora 10:00, ashtu që në gjuhë dhe letërsi shqipe 4 078 maturantë, transmeton Portalb.mk. Ministrja Mila Carovska i uroi sukses çdo nxënësi, duke kërkuar nga ata të vazhdojnë procesin arsimor.

“Më 5 qershor do të testohet në lëndët e detyrueshme. Në gjuhën maqedonase dhe literaturë do të testohen 10 848 kandidatë, në gjuhën shqipe dhe literaturë 4 078, ndërsa në gjuhën maqedonase dhe literaturë 272”, njoftojnë nga Qendra për provime shtetërore.

Në kuadër të maturës shtetërore, më 11 qershor do të mbahet testimi për gjuhë të huaj, matematikë (4134), estetikë (66) dhe filozofi (14), duke përfshirë 7 050 maturantë nga gjimnazet, 7 983 shkollat profesionale dhe 261 nga shkollat e artit.

“Dëshiroj me sukses të përmbyllni këtë proces, si dhe të vazhdoni rrugën e e edukimit arsimor. Arsimimi është proces, jo akt. Proces që asnjëherë nuk përfundon, sepse njeriu derisa dëshiron të jetë i suksesshëm, ai duhet vazhdimisht të përsoset”, deklaroi Carovska.

Raportohet që për realizimin e testimit janë vaksinuar rreth 2 mijë testues, derisa nxënësit që do të jenë të infektuar, do të shfrytëzojnë terminin shtesë më 25 dhe 28 qershor. Rezultatet pritet të publikohen brenda 30 ditëve nga provimi i fundit ekstern.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button