RMV, USAID i publikoi fituesit e Çmimit për pjesëmarrje rinore

Në Qendrën Kulturore të të Rinjve (QKR) në Shkup sot Projekti i USAID-it për pjesëmarrje civile ua ndau çmimit fituesve të Çmimit për pjesëmarrje rinore për sivjet duke u dhënë mirënjohje individëve, grupeve rinore dhe organizatave të cilat punojnë në përmirësimin e bashkësive të tyre. Fituesit për sivjet janë Blendi Hodai dhe Alen Umer, grupet joformale Center for Equal Opportunities “Ladybug” dhe Walkiie; dhe organizatat e të rinjve Lidhja e të rinjve – Krushevë dhe Shoqata për mbrojtjen e kafshëve AMOS Shelter, njofton Portalb.

Blendi Hodai e fitoi çmimin për rolin e tij si lider i lëvizjes së nxënësve të shkollave të mesme e cila kërkonte adaptim më të mirë të sistemit arsimor me sfidat nga pandemia e Kovid-19 dhe rezultoi me politika të përmirësuara të cilat i adresojnë nevojat e nxënësve të shkollave të mesme. Alen Umer u shpërblye për adresim të nevojave të të rinjve në krijimin e strategjisë lokale për të rinj në Komunën e Shuto Orizares, si dhe për mobilizim të të rinjve romë në fushata edukative për mbrojtje në kohë të pandemisë së Kovid-19, gjuhë të urrejtjes dhe për rëndësinë e gjuhës romëse në arsimin formal. Center for Equal Opportunities “Ladybug” e fitoi çmimin për realizim të një sërë aktiviteteve dhe fushatave për të rinj në rajonin e Pollogut lidhur me diskriminimin e bazuar gjinor në politikë, në sjelljen e vendimeve, dhunës së bazuar gjinore etj. Walkiie u shpërblyen për disenjimin e aplikacionit i cili lidh fëmijë dhe të rinj me pengesa intelektuale dhe prindërit/kujdestarët e tyre me vullnetarë të cilët janë të gatshëm t’u ofrojnë mbështetje kur janë jashtë shtëpisë. Shoqata Lidhja e të rinjve – Krushevë e fitoi çmimin për sigurim të bashkëpunimit midis të rinjve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqisë përmes zyrës biletarela e cila u ofron hapësirë të rinjve të takohen dhe të diskutojnë për tema të ndryshme. Shoqata për mbrojtjen e kafshëve AMOS Shelter janë në mesin e fituesve të sivjetmë për shkak të mobilizimit të të rinjve në sigurimin e mirëqenies së kafshëve endacake nëpër rrugët në Maqedoninë e Veriut përmes iniciativës së tyre për strehim e cila përfshin edhe vaksinim, sterilizim dhe kontrollim të gjendjes shëndetësore të kafshëve.

Ceremonia e sivjetme për ndarje të çmimeve për pjesëmarrje rinore e shënon të pestën me radhë të organizuar nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje civile si mirënjohje për pjesëmarrjen e të rinjve nga ana e vajzave dhe djemve (të moshës nga 18 deri më 29 vjeç), grupe joformale të të rinjve dhe organizatave të të rinjve dhe rrjeteve dhe organizatave të të rinjve të cilët punojnë në përmirësimin e bashkësive të tyre dhe jetët e të rinjve në Maqedoninë e Veriut.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button