fbpx

Elon Musk postoi një meme dhe ndryshoi vlera e kriptovalutës bitcoin

Çmimi i bitcoin ra ditën e Premte pasi Elon Musk publikoi një cicërimë ku sugjeronte se nuk preferonte më kriptomonedhën më të madhe në botë, raporton PCW.

Miliarderi CEO i Tesla publikoi një meme në Twitter për një çift pranë divorcit duke përdorur një këngë të Linkin Park dhe shtuar hashtagun Bitcoin me emoji ku shfaqet një zemër e thyer. Bitcoin ra menjëherë me 6% në 36,273 dollarë sipas të dhënave të Coin Metrics. Edhe monedhat të tjera digjitale si ether dhe dogecoin ranë me 6% dhe 8%.

Bitcoin ka pasur një vit të çmendur ku u rritur në rekorde prej 64 mijë dollarë e rënë më pas deri në 30 mijë dollarë muajin e kaluar. Aktualisht është 40% më poshtë rekordit të vënë por 30% më shumë sesa në fillim të vitit.

Industria crypto e ka kritikuar Musk në të kaluarën për postimet e tij rreth monedhave digjitale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button